TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ekskluzive – Dy drejtori të komunave paralele serbe operojnë kundërligjshëm në veri

nga Venhar Isufi
9 muaj më parë
3
A A
Ekskluzive – Dy drejtori të komunave paralele serbe operojnë kundërligjshëm në veri

Pas mbylljes së komunës paralele të Skenderajt në veri të Mitrovicës, Tëvë1 ekskluzivisht ka siguruar se në veri të vendit operojnë ende strukturat paralele, asaj të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria për Pagesat e Tatimit. Ndërkaq, në lagjen e Boshnjakeve, gjendet edhe ndërtesa katër kat, e cila vepron herë pas here në kuadër të komunës paralele serbe të Vushtrrisë, e afër saj gjendet objekti i ashtuquajtur zyrë e Serbisë për Kosovë përmes së cilës janë marrë të gjitha vendimet për komunat paralele, siç ka mësuar televizioni Tëvë1, kryetar i kësaj zyre është ish-kryetari i Zveçanit, Vuçina Jankoviq.

Tash e 25 vjet një objekt ka kryer shërbime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Për herë të parë televizioni sjell pamjet e këtij objekti, nga i cili janë menaxhuar të gjitha komunat paralele serbe që kanë operuar dhe janë duke vepruar në Komunën e Mitrovicës së veriut.

Për çfarë shërbeu objekti?

Ndërtesa katër katëshe, sipas burimeve të televizionit, po kryen shërbime sipas kërkesave të cilat vijnë nga Serbia.

Televizioni mëson se kjo ndërtesë është në kuadër të ashtuquajturës komunë paralele serbe e Komunës së Vushtrrisë.

Brenda saj, gjenden disa nga drejtori paralele serbe, duke nisur nga ajo e Kulturës, Qendra për Punë Sociale, dhe ajo e Shërbimeve Publike.

Jo vetëm kaq, ngjashëm po veprohet edhe në një ndërtesë afër Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku të martën ekipi i televizionit pa nga afër punonjësit e strukturave paralele serbe, të cilët kryejnë shërbime në kuadër të drejtorisë komunale për tatim.

E pak metra më lartë, televizioni, ekskluzivisht ka pamje të komunës tjetër paralele serbe e cila është duke operuar mbi lokalin e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Që punonjësit serbë të mos vërehen, aktivitetet e tyre po i kryejnë mbrapa këtij objekti banesor, ku sa qëndroi televizioni pa lëvizjet e tyre duke kryer shërbime.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin thotë se ende nuk ka kërkesë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për të vepruar në mbylljen e tyre, por, ai konfirmoi se në to po kryhen shërbime të kundërligjshme.

“Siç e paralajmëruat edhe ju, ekzistojnë ende do struktura paralele por ato janë por ato janë në objekte private të cilat janë shfrytëzuar dhe po shfrytëzohen në mënyrë ilegalisht. Siç e keni pa në ato vende janë funksionalizim, disa nuk janë”, tha Ugljanin.

Ugljanin paralajmëroi mbylljen e këtyre drejtorive të strukturave paralele serbe.

“Sigurisht, hap pas hapi do të mbyllën edhe këto institucione paralele. Në kohën e duhur shumë shpejt do të ndërmerren hapa sepse nëse vjen kërkesa në kuadër të kuvendit, sigurisht ne do t’i marrim hapat konkret do t’i shfuqizojmë çdo mënyrë ilegale që funksionon në pjesën veriore”, tha ai.

Ditë më parë, Policia e Kosovës mbylli komunën paralele serbe të Skenderajt e cila ka operuar në veri të Mitrovicës afër stacionit të Policisë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën në mes vete

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X