TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ekskluzive- Dogana me aksion në Han të Elezit, ndalohet kontrabanda me barna në vlerë mbi 10 mijë euro

Në një aksion të njësisë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, janë gjetur qindra barna të cilat ishin vendosur në një autobusë të linjës Turqi-Kosovë, në pikën kufitare Hani i Elezit. Shefi i njësisë antikontrabandë, Bekim Shala thotë për Tëvë1 se informacioni u sigurua nga rrugët operative ndërkaq konfirmoi se vlera e barnave kalon shifrën e dhjetë mijë eurove. Tëvë1 ju sjellë pamje ekskluzive të këtij aksioni.

by Venhar Isufi
3 javë ago
1 0
A A

Fillimisht urdhri u dha që udhëtarët të dalin nga autobusi.

Më pas, çdo valixhe kontrollohet në detaje në pikën kufitare në Han të Elezit.

Kështu njësiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës, filloi aksionin pas një informate që kishte pranuar se në linjën Turqi-Kosovë, ka dyshime se mund të ketë diçka ilegale.

Ora shënon 12:30 pas mesnatës, ky njësit arrin të gjen pakon e parë të mbushur me barna pa banderolë.

E pas kësaj, hetimi zgjerohet duke filluar bastisjen brenda autobusit.

Të tilla gjenden edhe në këtë vend të kamufluar.

Shefi i njësisë antikontrabandë, Bekim Shala thotë për Tëvë1 se informatat u dhanë nga qytetarët.

DEK- Bekim Shala- Shef i Njësisë antikontrabandë në Doganën e Kosovës
“Sipas informatave brenda doganës nga rrugët operative, ka pas informatë se njëri nga autobusët i linjes Stamboll – Prishtinë, dyshohet se mund të ketë mallra të kontrabanduara. Vec jemi duke kryer urdhër-kontrollon në detaje edhe tek udhëtarët që nuk është gjetur parregullsi, ndërkaq në pjesë të ndryshëm të autobusit në dy pjesë kemi gjetur barëra të fshehura barëra pa banderolë të kontrabanduara. Deri tani vlera është 4-5 mijë euro”, ka thënë Shala.

Kontrolli u bë edhe në pjesën tjetër të autobusit.

Edhe një sasi tjetër e barnave pa banderolë e mbështjellë me qesë të zezë u gjet.

Kontrolli vazhdon në detaje deri në orët e mëngjesit.

Pas sekuestrimit të tërësishëm të barnave, vlera e tyre sipas shefit të njësisë antikontrabandë, kalon shifrën e dhjetë mijë eurove.

“Është bërë kontrolli në detaje i autobusit, dhe brenda autobusit në disa hapësira janë gjetur medikamente barëra pa mbulesë të dokumentacionit të fshehura më brendi. Vlera e përafërt e barërave kalon mbi 10 mijë euro”, është shprehur tutje Shala.

Kontrollet u bënë edhe me pajisje të sofistikuara të cilat tashmë i posedon Dogana e Kosovës.

I gjithë aksioni zgjati deri në orët e para të mëngjesit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Nesër nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Nesër nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore

Liverpooli fiton derbin ndaj Interit, rezultate interesante në Champions

Liverpooli fiton derbin ndaj Interit, rezultate interesante në Champions

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Kurti: Dikur korrupsion i madh, sot ka ngelur vetëm zhurma

Kurti: Dikur korrupsion i madh, sot ka ngelur vetëm zhurma

A është shkrirë Guxo në LVV? Donika Gërvalla flet për koalicionin dhe të ardhmen e Guxo-s

A është shkrirë Guxo në LVV? Donika Gërvalla flet për koalicionin dhe të ardhmen e Guxo-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën