TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon mbështetje financiare shtesë, i shkruan letër Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon mbështetje financiare shtesë, i shkruan letër Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut

Ismail Syla, kryesues i Bordit të Fondacionit “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, ka njoftuar se ditë më parë ky Fondacion u ka dërguar një kërkesë zyrtare Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ku kanë kërkuar nga ata rritjen e përkrahjes financiare për mbrojtjen juridike të Presidentit Thaçi.

Në këtë letër, Bordi i Fondacionit thekson se kufizimet e vendosura në shpenzimet për mbrojtjen juridike, të cilat janë përcaktuara me Udhëzimin Administrativ MD-NR.01/2024, kanë vënë ekipin mbrojtës të ish-presidentit Thaçi në një situatë të pamundur për të përmbushur detyrimet e tij sepse në  mungesë të fondeve një nga avokatët kryesorë është larguar si dhe avokati aktual i angazhuar ka paralajmëruar se mund të largohet deri në fund të muajit. E nëse kjo ndodh, procesi gjyqësor mund të shtyhet për së paku gjashtë muaj, deri sa të gjendet një avokat i ri që të njihet me rastin.

“Në këtë mënyrë kjo do të kishte për pasojë jo vetëm penalizmin e ekipit mbrojtës të z.Thaçi por do ta pezullonte apo shtyente vetë procesin gjyqësor edhe për së paku gjashtë muaj shtesë deri në zëvendësimin e tij me një avokat tjetër të cilit do t’i duhej kohë e konsiderueshme për tu njohur me rrethanat e rastit dhe procedurën gjyqësore katërvjecare që është duke u zhvilluar”, theksohet në kërkesë.

Për këtë arsye, Fondacioni vlerëson se është urgjente dhe e domosdoshme ndarja e fondeve shtesë për të siguruar mbrojtjen efektive të Thaçit në procesin gjyqësor ndaj tij, pasi që edhe pse fondacioni është krijuar për të ofruar mbështetje alternative financiare dhe për të lehtësuar barrën mbi buxhetin publik, nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme që do ta bënin të panevojshme këtë kërkesë.

“Prandaj, si Fondacion të gjendur në rrethana të pamundësisë për t’i ofruar mbështetje financiare për nevojat financiare të ekipit mbrojtës të z. Thaçi, e vlerësojmë urgjente dhe të domosdoshme një mbështetje financiare shtesë, në mënyrë që të sigurohet vijimi i mbrojtjes efektive për ish Presidentin Thaçi në procesin gjyqësor ndaj tij. Nga ana tjetër, Fondacioni, përkundër se është themeluar pikërisht për të ofruar një burim alternativ të mbështetjes financiare me qëllim të lehtësimit të barrës financiare të buxhetit publik përkitazi me këtë proces, nuk ka arritur të sigurojë fonde të mjaftueshme të cilat do të bënin të panevojshëm dhe të pa objekt këtë kërkesë”, thuhet në kërkesën e Fondacionit.

Po ashtu, Fondacioni beson se mbështetja financiare nga institucionet e Republikës së Kosovës është thelbësore për të siguruar qasjen efektive në drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e luftës së UÇK-së dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri.

“Për fund, përvec arsyeve të lartëshënuara, Fondacioni beson se ndarja e mjeteve financiare të kërkuara, në instancë të fundit i shërben vetëm drejtësisë respektivisht mundësive efektive për të mbrojtur integritetin e kauzës së drejtë të luftës së UCK-së përballë tendencave për të vendosur paralele midis aktivitetit çlirimtar të kësaj organizate dhe krimeve të pashembullta të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të Serbisë para dhe vecanërisht gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë”, theksohet në fund të kërkesës. /teve1.info/

Tags: fonde shteseKonjufcen e Haxhiunletra per KurtinMbrojtja e Thaçit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën