TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

EJU shkruan për Evropianin në Prishtinë: “Xhekpoti” prej 300 mijë eurosh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
EJU shkruan për Evropianin në Prishtinë: “Xhekpoti” prej 300 mijë eurosh

Kampionati i Hapur Evropian është ngjarje e re e Unionit Evropian të Xhudos (EJU). Një ngjarje e tillë do të mbahet për herë të parë në Prishtinë, të shtunën. Luftërat preliminare pritet të nisin në orën nëntë, ndërsa blloku final do të zhvillohet prej orës 17:00.

“Të shtunën na pret një premierë e veçantë me Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë. Formati është i ri: do të jenë vetëm dy kategori: 57 kilogramë për femra dhe 73 kilogramë për meshkuj. Gjithsej 300 mijë euro do të paguhen në shpërblime. Fituesit do të marrin nga 55 mijë euro, finalistët nga 35 mijë euro dhe xhudistët e vendit të pestë nga 10 mijë euro. Lista e bartësve kryesohet nga kampionia olimpike nga Tokio, Nora Gjakova (57 kg) dhe numri një në botë, Hidayet Heydarov (73 kg, Azerbajxhan). Gjithsej 42 xhudistë nga 27 vende janë paraqitur”, ka shkruar Unioni Evropian i Xhudos të martën.

Te xhudistët konkurrenca është më e madhe. Do të garojnë të gjithë xhudistët që fituan medalje në Kampionatin e rregullt Evropian e po ashtu xhudistë të tjerë elitarë. Te xhudistet ka më pak konkurrencë, por gara pritet të jetë shumë e fortë.

“Paraqitja e heroinës vendase, Distria Krasniqi, kampiones tjetër olimpike, në kategorinë më të lartë, do të jetë burim i pritjes së madhe”, ka shkruar EJU.

Distria është kampione olimpike në kategorinë deri 48 kg. Aktualisht garon në kategorinë deri 52 kg, ndërsa në Evropianin e Hapur do të testohet nga xhudistet e kategorisë deri 57 kg. Prej xhudistëve, Kosovën e përfaqësojnë Akil Gjakova e Dardan Cena.

“Kjo premierë është e veçantë për ne nga shumë këndvështrime. Ne e organizojmë ngjarjen për herë të parë, me format të ri dhe fond shpërblyer jashtëzakonisht të lartë. Kemi pritur gjatë për këtë ngjarje. Pritjet nuk mund të jenë më të mëdha”, ka thënë kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka. Ai është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EJU-së.

Evropiani i Hapur organizohet në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Akil Gjakova i bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova i bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Kalimtarja goditet nga vetura në Mitrovicë të Veriut, do të transferohet jashtë vendit për trajtim

Kalimtarja goditet nga vetura në Mitrovicë të Veriut, do të transferohet jashtë vendit për trajtim

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Vdes një person në Prizren, Policia nis hetimet

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, një nënë me tre fëmijë dërgohen në strehimore

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Italia i del në ndihmë shëndetësisë në Kosovë, marrëveshje e re për trajtimin e fëmijëve

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën