Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë duelet vendimtare të raundit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e vetëm për t’u kualifikuar në fazën “Play-Off”.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta arritur këtë objektiv dhe u mjafton edhe një fitore me rezultat minimal, pasi sfida e parë në Ljubljanë, u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Gjithçka do të vendoset në Rrogozhinë, në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të kenë mbështetjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër arritje historike. Ndeshja do të luhet në orën 21:00.
Në “Air Albania” do të zhvillohet superdueli në mes Dinamo City – Hajduk Split.
Blutë e Dinamos zhvilluan një ndeshje të mirë, shënuan të parët në udhëtim, por në fund u mundën me rezultatin 2-1.
Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në Tiranë.
Sfida Dinamo City – Hajduk Split do të luhet në orën 20:45.