TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Efektet anësore të mishit të përpunuar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Efektet anësore të mishit të përpunuar

Mishi, salsiçet apo sallamet e ndryshëm me siguri janë zgjidhja për të shijuar një vakt e shumë prej jush.

Megjithëse janë produkte me bazë mishi dhe janë të pasur me protein, ekspertët rendisin një sërë efektesh negative që kjo kategori ushqimesh i shkakton trupit.

Kështu në këtë artikull do të flasim për disa nga efektet anësore që mishi i përpunuar krijon në organizëm duke ju ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh.

Më në rrezik janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo gratë shtatzanë.

Kjo për shkak se këta lloj ushqimesh përbajnë konservantë, kripë dhe zakonisht shoqërohen me ushqime të tjera të kripura gjë që çon në tejkalimin e sasive të shëndetshme të këtyre përbërësve.

Kjo vlen nëse e teproni me konsumin e këtyre mishrave të përpunuar duke i bërë pjesë të dietës tuja të përditshme.

Rrisin presionin e gjakut

Nëse jeni gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj këtyre ushqimeve me shumë gjasë një nga shenjat e para që trupi do ju japë do të jetë ngritje e presionit të gjakut.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, kjo ndodh për shkak të sasive të mëdha të kripës siç e shpjeguam edhe më sipër.

Natriumi që gjendjet tek kripa është një mineral që ndihmon në kontrollin e ekuilibrit të lëngjeve në trup, por kur ka shumë natrium në trup, kjo mund të rrisë vëllimin e gjakut që mund të çojë në rritjen e presionit.

Pra, nëse keni presion të lartë të gjakut , është e rëndësishme të qëndroni gjithnjë të monitoruar dhe të qëndroni sam ëlarg ushqimeve dhe pijeve të pasura me natrium.

Rreziku nga sëmundjet e mishit

Ky lloj mishi mund të jetë shumë lehtë i ekspozuar nga sëmundjet e ndryshme si Listeria apo baktere të tjera të dëmshme.

Kjo për shkak të proceseve nëpër të cilave kalon të cilat rrisin rrezikun për kontaminim.

Bakteret e këqija që vijnë nga ushqimi mund të prekin këdo, por sidomos gratë shtatzanë, të moshuarit dhe përsonat me imunitet të ulët.

Shpesh salsiçet apo proshutat kanë qenë burim i sëmundjeve si Listeria, ndaj nëse hyni në grupin e personave që përshkruam më sipër qëndroni larg mishrave të përpunuar e të pagatuar.

Listeria është një infeksion që prek organizmin dhe mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, probleme me stomakun, mëlçinë, diarre apo meningjit.

Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma dhe dyshoni për këtë sëmundje bëni mirë të kërkoni ndihmë mjekësore.

Një mënyrë e sigurt për t’i ngrënë mishrat e përpunuar do të ishte gjithnjë gatimi i tyre në temperaturë mbi 70 gradë C.

Sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i lartë i mishit të përpunuar mund të shoqërohet me rritje të rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të yndyrnave të ngopur dhe natriumit ju bëjnë më të ekspozuar ndaj probleme me zemrën.

Gjithashtu nitrati që përmendim shpesh dhe gjendet me shumicë tek këto produkte rrit mundësinë e prekjes nga artëroskleroza dhe diabeti.

Mund të shkaktojnë formimin e qelizave tumoriale

Për shkak të të gjithë përbërësve që përmendëm edhe më sipër dhe konservantëve që këto mishra përmbajnë, ekziston mundësia të krijojnë vatra për qelizat kancerogjene.

Kur nitratet gatuhet bashkë me proteinat në temperatura shumë të larta, transformimi kimik i tyre mund të çojë në shfaqje të këtyre qelizave të këqija në trup.

Duke theksuar kështu përsëri përse kjo është arsyeja që duhet të konsumoni një dietë të ekuilibruar me shumëllojshmëri ushqimesh dhe kryesisht frutash e perimesh.

Mund të shtoni në peshë

Disa lloje mishi mund të kenë më shumë yndyrë dhe kalori se të tjerët, përshembull sallamet e përzier apo ata me shumë dhjamë.

Ndaj nëse i konsumoni shpesh jeni më të predispozuar për të shtuar në peshë.

Tags: efektet anesoreMishi i perpunuar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekspertët ngrenë alarmin, kjo sëmundje e re po prek pothuajse 90% të të rriturve!

Ekspertët ngrenë alarmin, kjo sëmundje e re po prek pothuajse 90% të të rriturve!

Mëngjes apo mbrëmje: Kur është më mirë të bëni dush?

Mëngjes apo mbrëmje: Kur është më mirë të bëni dush?

7 shenja që tregojnë se trupi juaj është shumë i stresuar

7 shenja që tregojnë se trupi juaj është shumë i stresuar

Alarm ushqimor: Formula për foshnje të Nestlé, Danone dhe Lactalis hiqen nga tregu

Alarm ushqimor: Formula për foshnje të Nestlé, Danone dhe Lactalis hiqen nga tregu

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kulla: Ulja e Osmanit pranë Trump tek Bordi i Paqes, një hap i sigurt drejt një mandati të dytë për presidenten

Kulla: Ulja e Osmanit pranë Trump tek Bordi i Paqes, një hap i sigurt drejt një mandati të dytë për presidenten

UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

UEFA gjobit sërish skuadrën polake për banerin “Kosova është Serbi”

Shtëpia e pabanuar në Zveçan, strehë e armëve

Shtëpia e pabanuar në Zveçan, strehë e armëve

Kurti përshëndet suksesin e nxënësve të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave

Kurti përshëndet suksesin e nxënësve të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën