Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Kosovën dhe Bashkimin Evropian për votimin e Këshillit të Evropës për liberalizimin e vizave për kosovarët, raporton teve1.info
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se me këtë vendim BE-ja po e heq nga vetja, siç ka thënë, një njollë të turpit në trajtimin e Kosovës në këtë proces.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian🙏”, ka shkruar Rama.