Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme do të jenë nafta (dizel) – 1.86 €/litër, benzina – 1.49 €/litër.
MINTI kërkon nga të gjithë operatorët ekonomikë të respektojnë vendimin e ministrës Mimioza Kusari-Lila për të garantuar një treg funksional dhe të qëndrueshëm.
Në njoftim është bërë e ditur se çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit.







