TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?

by tëvë1
1 vit ago
9
A A
Dramat e kryeministrit me Prokurorinë

Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Por, dy ftesave të Prokurorisë, kreu i ekzekutivit kosovar iu përgjigj me një kërkesë: prokurorët të shkojnë dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.

As Prokuroria Speciale e as Qeveria e Kosovës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse palët kanë rënë dakord për një datë për dëshmimin e kryeministrit.

Ndonëse që nga ftesa e parë ka kaluar më shumë se një muaj, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka një afat të caktuar kohor se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë.

Viona Bunjaku, hulumtuese ligjore në Lëvizjen FOL, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se nuk ka një afat ligjor, Kurti duhet ta japë dëshminë e tij sa më shpejt.

“Në parimet e Kodit [të Procedurës Penale], është i mishëruar parimi i ekonomizimit të procedurës, që nënkupton se duhet të ndodhë sa më parë, e në të njëjtën kohë Prokuroria është e lidhur me afatin e hetimit, i cili është dy vjet. Por, në këtë rast, kjo duhet bërë sa më parë”, shprehet ajo.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se në çdo rast Prokuroria duhet të ruajë integritetin e hetimeve dhe të veprojë në bazë të ligjit, dhe ndaj dëshmitarit të marrë masa, që parashihen me Kodin e Procedurës Penale.

Sipas tij, “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”.

Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë, varet nga ajo se kur ka marrë Prokuroria vendim për nisjen e hetimeve, dhe më pas nga kjo ndikohet edhe afati ligjor kur prokurori i rastit duhet të marrë vendim për hedhjen poshtë të kallëzimit penal apo ngritjen e ndonjë aktakuze, shpjegon Miftaraj.

“Sidoqoftë, prokurori, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejojë që dëshmitari të bëjë obstruksione në administrimin e procedurës penale, por duhet të ndërmarrë veprime procedurale për të zbardhur të vërtetën lidhur me rastin që ka në punë”, thotë ai.

Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet. Nëse ai nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

Më 16 dhjetor 2024 Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale, e cila tha se ai gjendej në një udhëtim jashtë vendit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi për REL-in se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Katër ditë më vonë u bë e ditur se Kurtit i është dërguar një ftesë e re.

Çështja e ftesës për Kurtin ka përplasur Qeverinë me Prokurorinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pajtohej me kryeministrin se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj, që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”.

Haxhiu tha se, në të kaluarën, zyrtarë të lartë qeveritarë – pa përmendur emra – janë intervistuar në ambiente të Qeverisë. Por, Isufaj tha se, në pesë vjetët sa ai ka qenë në post, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyrë, sipas Viona Bunjakut, është e gabuar dhe nuk është “praktikë e shëndoshë”, pasi duhet të synohet të ndërtohet një sistem i shtetit të së drejtës, mbi praktika “të mirëqena, dhe jo duke bërë veprime të kundërligjshme”.

Refuzimi nga cilido zyrtar shtetëror që të paraqitet në Prokurori, sipas saj, është praktikë e rrezikshme, që në “një mënyrë apo tjetrën cenon sigurinë juridike” dhe krijon “precedent të një revolte ndaj institucionit ndjekës”.

Edhe Ehat Miftaraj pajtohet se, nëse bëhet përjashtim për Kurtin që të japë dëshminë në zyrën e tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me rastet “kur dëshmitari ose i pandehuri mund të merren në pyetje në vende jashtë zyrave të Prokurorisë”.

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burgim efektiv për narkotikë në Prizren

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Sparta kërkon 10 milionë euro për Rrahmanin

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

BE vendos Kosovën në listën e vendeve “të sigurta”

Shefja e BE-së: Nuk do të hiqen sanksionet ndaj Iranit pa ndryshim të sjelljes

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Anijet iraniane kalojnë bllokadën amerikane pas marrëveshjes për armëpushim

Anijet iraniane kalojnë bllokadën amerikane pas marrëveshjes për armëpushim

Liderët e vendeve të G7 mblidhen në Francë për të diskutuar çështje me rëndësi globale

Liderët e vendeve të G7 mblidhen në Francë për të diskutuar çështje me rëndësi globale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën