TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe pas dy vitesh, drejtësia ende në pritje për sulmin terrorist në Banjskë, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë e Serbia e pandëshkuar

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Edhe pas dy vitesh, drejtësia ende në pritje për sulmin terrorist në Banjskë, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë e Serbia e pandëshkuar

Sot, bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ky sulm ishte kryer nga grupi paraushtarak serb, i cili ishte i armatosur rëndë, e nga i cili mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi – Afrim Bunjaku.

Përgjegjësi kryesor për këtë sulm është ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sulmi, i cili kishte synim aneksimin e veriut të Kosovës ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes në objektet komunale të katër kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe, në maj të vitit 2023 pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës.

Pavarësisht ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të vitit 2024, ende vazhdojnë të jenë të lirë 42 të akuzuarit për këtë sulm në krye me Millan Radoiçiq, ndërsa tre të akuzuarit tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës në ditën e sulmin po përballen me drejtësinë.

Për 42 të akuzuarit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar.

Gjykimi ndaj Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar më 17 prill të këtij viti, të akuzuarit kanë mohuar fajësinë.

Ndaj tyre kanë dëshmuar disa policë të Kosovës që natën ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ishin ndër të parët që u përballën me grupin terrorist.

Zyrtari policor, Avni Shala gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se sulmi nga grupi terrorist ishte “super i organizuar”.

Polici, Elez Peci duke folur për natën kritike ka thënë se sulmi ishte tipi ushtarak.

Zyrtari policor nga Njësia për Reagim të Shpejtë, Mirsad Kryeziu, ka qenë një nga policët që ka dëshmuar për sulmin terrorist.

Ai ka thënë se grupi ka qenë i strukturuar jashtëzakonisht mirë dhe i dirigjuar jashtëzakonisht mirë nga struktura ushtarake.

Çka dëshmoi roja i hoteli “Ranjska Banjska” për sulmin terrorist në Banjskë?

Si ndodhi sulmi?

Fillimisht, këta terroristë planin kishin filluar ta realizonin në orën 01:00, ku me dy kamionë bllokuan rrugën që të shpie te ura e fshatit Banjskë. Pas bllokimit, këta terroristë ishin fshehur, ndërkohë që zyrtarët policorë të Kosovës pas një ore kishin shkuar për t’i hequr kamionët dhe ta lirojnë rrugën, në atë kohë edhe filluan që t’i sulmonin.

Për pasojë, terroristët vranë zyrtarin policor, Afrim Bunjakun, të plagosur lanë policin Alban Rashitin e të lënduar Çlirim Shaqirin, Mirsad Kryeziun dhe Sedat Dushin.

Policia e Kosovës kishte reaguar me shpejtësi, ku njësitet speciale për orë të tëra kishin shkëmbyer të shtëna ndaj pjesëtarëve të grupit terroristë, ku tre nga ta ishin vrarë dhe disa u kapën të gjallë.

Grupi paraushtarak ishe strehuar në Manastirin e Banjskës duke mbajt peng dhe disa pelegrinë.

Pas disa orë të shtënash, dikur rreth orës 15:00, grupi paraushtarak serb të cilit i printe Milan Rodiçiq iku nga manastiri, disa në këmbë, disa me vetura në drejtim të Serbisë.

Policia gjeti sasi të madhe të armatimit brenda manastirit, e po ashtu brenda automjeteve që gjendeshin pranë manastirit, të cilat u publikuan më pas bashkë me disa dokumentacione nga Policia e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Kosova e kishte vlerësuar si agresion këtë sulm, duke e bërë përgjegjëse Serbinë.

Sulmi ishte dënuar ashpër nga ShBA dhe BE si dhe vende aleate tjera të Kosovës.

Pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë, për dorëzimin e përgjegjëse te organet në Kosovë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Madje, Serbia nuk është ndëshkuar me asnjë masë për këtë veprim.

Për këtë, javë më parë ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ai ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosveprim për këtë rast duke thënë se “sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë”.

Pas sulmit në Banjskë, kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte vendosur disa kushte për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi të nivelit të lartë. Një nga ta ishte edhe dorëzimi i Millan Radoiçiq.

Ndërsa, dy vjet nga ky sulm, Policia e Kosovës vazhdon të gjejë dhe sekuestrojë armatim në pjesën veriore të vendit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të paqes

Haradinaj: Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të paqes

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Operacion policor në dy rajone të Kosovës – bastisje për veprimtari kriminale

Vuçiq dhe Rubio bisedojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Vuçiq dhe Rubio bisedojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Zhduket një e mitur në Ferizaj

Haradinaj: Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të paqes

Haradinaj: Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të paqes

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Operacion policor në dy rajone të Kosovës – bastisje për veprimtari kriminale

Vuçiq dhe Rubio bisedojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Vuçiq dhe Rubio bisedojnë për dialogun Kosovë–Serbi

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Zhduket një e mitur në Ferizaj

Në dyvjetorin e rënies, nderohet heroi Afrim Bunjaku

Në dyvjetorin e rënies, nderohet heroi Afrim Bunjaku

Sindikata e Policisë dënon dezinformatat e Branislav Krstiqit për heroin Afrim Bunjaku

SP në dyvjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë

​Si të jepni këshilla më të mira në punë

​Si të jepni këshilla më të mira në punë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën