TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Edhe pak ditë deri te afati final për deklarim të pasurisë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Edhe pak ditë deri te afati final për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 po hyn në fazën më dinamike, ndërsa afati ligjor për përmbylljen e tij, 31 marsi 2026, po afrohet.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit njofton se sipas të dhënave të përditësuara deri më 25 mars 2026 (mesditë), gjithsej 4860 zyrtarë publikë apo 46.94% e kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë. Njëkohësisht 2088 zyrtarë (20.17%) janë aktualisht në proces të plotësimit të deklaratave të tyre, çka tregon një angazhim të shtuar në ditët e fundit të afatit.

Ndërsa janë edhe 3405 zyrtarë publikë (32.89%) që ende nuk e kanë filluar këtë obligim ligjor.

Në total janë 10353 zyrtarë publikë të obliguar të deklarojnë pasurinë për këtë cikël deklarimi, deri në përfundim të ditës më 31 mars 2026.

Këto të dhëna tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e subjekteve deklaruese tashmë kanë vepruar ose janë në proces aktiv të deklarimit, ndërsa mbetet e rëndësishme që edhe pjesa tjetër të përmbushë këtë obligim brenda afatit të përcaktuar.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit vlerëson se procesi është duke u zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe me një ritëm në rritje, ndërsa në këtë fazë përmbyllëse theksi mbetet në përmbushjen në kohë të obligimit nga të gjithë zyrtarët publikë.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ta përmbushin obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar. Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor, por përbën themelin e besimit qytetar dhe të integritetit institucional. Prandaj, është e rëndësishme që secili, në kuadër të përgjegjësive të tij, të kontribuojë për një administratë më të hapur dhe më të përgjegjshme”, theksoi Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

Agjencia rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen me gjoba, kallëzime penale dhe masa të tjera, ndërsa në raste të caktuara mund të shqiptohen edhe dënime me burgim dhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar.

Deklarimi i pasurisë realizohet përmes sistemit elektronik të Agjencisë, në vegëzën: https://e-deklarimi.rks-gov.net/

Për informata shtesë dhe udhëzime rreth procesit, subjekteve deklaruese u rekomandohet të vizitojnë ueb-faqen zyrtare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: https://apk-rks.net/

Tags: Deklarimi i pasuriseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë

Lladrovci paralajmëron Hamzën: Veprime të pa ndryshuara, rrezikon lidershipin e PDK-së

Billbordet pa leje hiqen, Peci: Kërkova përjashtim për billbordin e Thaçit dhe Veselit

Billbordet pa leje hiqen, Peci: Kërkova përjashtim për billbordin e Thaçit dhe Veselit

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

​Presidentja Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën