Derisa në shumicën e shkollave në Kosovë po vazhdon greva, këtu nis viti i ri shkollor.
Drejtori i kësaj shkolle, Amir Pllana tregoi se si erdhi deri te vendimi për nisjen e mësimit.
Të lumtur për ndërprerjen e grevës janë nxënësit e këtij gjimnazi, të cilët kërkojnë që edhe në shkollat tjera të merret një vendim i tillë.
Krejt mësimit që është humbur deri më tash, sipas profesorit të këtij gjimnazi, Feriz Haklaj do të ndikojë negativisht në provimet përfundimtare që do të kenë nxënësit.
Përveç kësaj shkolle në Fushë Kosovë mësimi ka filluar edhe në disa shkolla në Gjakovë, Kamenicë e Podujevë.
Kronika e gazetares Doresa Geci.







