TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Edhe ne jemi çikat e Kosovës” vajza rome nga Prizreni lufton paragjykimet

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
“Edhe ne jemi çikat e Kosovës” vajza rome nga Prizreni lufton paragjykimet

Prej njërës dritare të shkollës e nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm të Prizrenit, atëkohë pesëvjeçarja Gynesh Veshall kishte ikur nga një orë mësimore në një ditë të vitit 2005.

“Ajo [një nxënëse tjetër] më ngacmonte vazhdimisht. Mua më dukej se ma bënte veç pse jam e komunitetit rom”, kujton Gyneshi.

Cak e kishte zyrën e dajës së saj, të cilin e përshkruan si aktivist për të drejtat e komunitetit rom në Kosovë.

“Kam shkuar edhe i kam thënë dajës ‘hajde përlaju me të, sepse ajo nuk po i do romët’”, thotë ajo.

Në atë kohë, Gyneshi thotë se përshkruhej si një vajzë e imtë dhe e vogël në trup. Por, imtësia në pamjen e jashtme nuk reflektonte atë që ajo kishte brenda vetes.

E njohur me nofkën “sakicë”, atë e karakterizon edhe tani, si 23-vjeçare, shpirti luftarak.

“Jam lodhur nga ajo që gratë e vajzat rome po etiketohen me fenomene negative, si martesat e hershme apo braktisja e shkollave. Ia kam vendosur vetes një qëllim: do t’i promovoj gratë rome, kontributin e tyre dhe do të bëhem zë për to”, thotë Gyneshi për Radion Evropa e Lirë.

Prizrenasja kishte filluar të punonte për realizmin e këtij qëllimi rreth gjashtë vjet më parë, me idenë e saj për t’i dokumentuar kontributet e grave rome në fushën e kulturës dhe artit.

Si aktore në Teatrin “Nexhip Menekshe” në Prizren që nga mosha tetëvjeçare, Gyneshin e kishin nxitur dy mendime: që një ditë edhe kontributi i saj mund të harrohet dhe nga inati se, edhe kur flitet për arritjet e komunitetit rom, fokusi është te burrat.

Kështu, në nëntor të vitit 2023, Gyneshi nisi të intervistonte gra rome që kishin kontribuar në fushën e kulturës e artit që nga viti 1970 në Kosovë. Ajo arriti t’i dokumente sukseset e gjithsej 48 grave, ndërsa u fokusua në jetët e dhjetë prej tyre.

“Mesazhi kryesor që kam dashur ta përçoj, është të tregoj që edhe gratë rome kanë dhënë kontribut në kulturën kosovare. Kam dashur ta jap mesazhin që edhe ne bëjmë gjëra të mira, që edhe ne kemi vlerat tona dhe jemi histori suksesi”, tregon ajo.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë gati nëntë mijë romë. Numri i vërtetë besohet se është më i madh, por regjistrimi në atë kohë ishte bojkotuar pjesërisht nga pjesëtarët e këtij komuniteti.

Fenomenet negative, për të cilat flet Gyneshi, janë dukuri të cilat i vënë në dukje edhe organizata ndërkombëtare dhe shtetet perëndimore: jetesën e shumë pjesëtarëve të këtij komuniteti në kushte të vështira financiare, me shkallë të ulët punësimi, që ka çuar edhe në fenomene si martesat e hershme, braktisja e shkollave dhe dalja në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Libri i Gyneshit, i titulluar “Meloditë e Rezistencës”, u publikua më 6 mars, rreth një muaj para Ditës Ndërkombëtare të Romëve që shënohet çdo vit më 8 prill.

Gyneshi kishte menduar e stërmenduar çdo detaj të librit.

Në kopertinën e librit janë ilustruar dhjetë fustane për të simbolizuar dhjetë gratë e intervistuara më detajisht në libër. Fustanet janë të rreshtuara në formë rrethi, në shenjë të rrotës që është simbol i komunitetit rom. Fustanet në fund janë të ngjyrosura me të verdhë e të kaltër, si ngjyrat në flamurin e Kosovës.

Edhe pas publikimit, Gyneshi tregon se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz, të cilët i tregojnë për gra të tjera rome dhe për sfidat që ato i kanë kaluar.

“Krejt ato sfida, zhurma, avokime që i kanë bërë ato në të kaluarën, mua më janë bërë tash si melodi që të shkruaj për rezistencën e tyre”, thotë Gyneshi.

Një nga një, me buzëqeshje në fytyrë, ajo tregon se si gratë që ka intervistuar kishin thyer tabu duke kënduar, vallëzuar e aktruar në skena, përkundër traditave që nuk lejonin gjëra të tilla.

“Kemi shumë gra që me vite nuk janë martuar, për shkak të teatrit e aktiviteteve të tyre, kanë vdekur në atë rrugë… Pse mos t’i përmendim?! A nuk është kjo rezistencë?!”, pyetet Gyneshi.

Meqë edhe vetë ka ecur në këpucët e grave që ka intervistuar, prizrenasja thotë se nuk ishte lodhur aspak gjatë gjithë procesit. Për herë të parë, thotë ajo, ka arritur të ndihet krenare me veten.

“Në atë moment që kam shkelur dërrasat e teatrit, në atë moment e kam nisur një revolucion në jetën time. Ajo ka qenë etapa e parë e jetës time, etapa e dytë nisi kur fillova të punoj në këtë libër”, shprehet ajo. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Auto Draft

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

Auto Draft

Ish-ushtari i UÇK-së që kundërshtoi Specialen flet për prapaskenat e ditës së votimit

Mbi 80 ushtarë në teren pas shpërthimit të zjarrit në Tetovë

Rreth 20 mijë euro dëme nga zjarri që përfshiu një lokal në magjistralen Kaçanik – Ferizaj

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Rrahmani shënon gol në fitoren e Spartas

Syla largohet nga Dukagjini

Syla largohet nga Dukagjini

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Teatri i Pejës ende i mbyllur, por arti nuk ndalet

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Dhunimet seksuale gjatë luftës, QKRMT: Një njërën aktakuzë viktimë është një burrë

Auto Draft

Si transmetohet sëmundja “gjuha e kaltër” te bagëtitë?

Auto Draft

Ish-ushtari i UÇK-së që kundërshtoi Specialen flet për prapaskenat e ditës së votimit

Mbi 80 ushtarë në teren pas shpërthimit të zjarrit në Tetovë

Rreth 20 mijë euro dëme nga zjarri që përfshiu një lokal në magjistralen Kaçanik – Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X