TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

nga TËVË 1
3 javë më parë
2
A A
E vërteta e betejës së Kosovës nuk ka në vete asgjë mitike

Nga: Milazim KRASNIQI

Në kontekst të këtij realiteti të hidhur të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në shekujt XI-XIV, edhe sa i përket ngjarjes kulmore, Betejës së Kosovës të vitit 1389, si ngjarje që e fillon rënien e sundimit serb dhe e fillon instalimin e sundimit osman, nuk mund të kuptohet se si mund të kenë qasje të njëjtë shqiptarët dhe serbët, sepse arsyet e serbëve për të vajtuar disfatën e tyre janë reale, por arsyet e shqiptarëve, për ta trajtuar me të njëjtat terma atë betejë, nuk janë racionale. Sipas mitologjisë serbe, gjaku i car Llazarit, i cili e ka “shenjtëruar tokën serbe të Kosovës”, është gjak i cili simbolizon serbizmin e Kosovës dhe prezencën e përhershme të Serbisë në Kosovë. Ata thonë se car Llazari e ka humbur pushtetin tokësor, por e ka fituar pushtetin qiellor. Kjo mitologji është produkt i Kishës Ortodokse Serbe dhe i nacionalizmit ortodoks serbomadh, prandaj me asgjë nuk lidhet me të vërtetat shqiptare.

Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptarët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi, (pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçi, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.

Atëherë cila është e vërteta lidhur me betejën e Kosovës? Koalicioni për Betejën e Kosovës ka qenë arritur ndërmjet Llazar Hrebelanoviqit dhe mbretit të Bosnjes, Tvërtko, të cilët paraprakisht kishin arritur një marrëveshje për ndarjes e shtetit të Dushanit, i cili kishte filluar të shkërmoqej. Ajo ndarje e negociuar e trashëgimisë së Dushanit në dy njësi të mëdha, i mbante ata të lidhur në interesat e tyre për mbrojtjen e sundimit dhe për eliminimin e pretendentëve të tjerë të fronit perandorak serb. Pretendent mbi trashëgiminë e Dushanit, ishte edhe Kraleviq Marku, i biri i mbretit Vukashin, i cili sundonte në Prilep dhe i cili në Betejën e Kosovës ishte në anën e ushtrisë osmane. Rreshtimi i Kraleviq Markut në anën e osmanëve ka implikime serioze mbi karakterin e asaj beteje. E para, kjo tregon se nuk ka qenë një betejë ndërmjet një koalicioni të krishterë dhe një tjetri mysliman, meqë rreshtimi i Kraleviq Markut në anën e forcave osmane, e rrëzon këtë pretendim. Pra, rivaliteti ishte edhe ndërmjet vetë serbëve, që po rivalizonin e po bënin përpjekje që të zhvatnin sa më shumë territore e pushtet mbi rrënojat e ish shtetit të Dushanit. Mbreti Vukashin nga ana e vet dhe i biri i tij, Kraleviq Marku, kishin pretendimin se ishin trashëgimtarë të ligjshëm të shtetit perandorak serb. Në kohën e sundimit të car Dushanit, Vukashini ishte emërtuar prej tij sekretar i shtetit dhe me testament ishte emëruar këshilltar i Uroshit, birit të Dushanit. (Gjuzepe Gelqiq, Zeta dhe dinastia e ballshajve, Shtëpia Botuese 55, Tiranë, 2009, fq. 84) Vdekja e mbretit Vukashin dhe e mbretit Urosh në Betejën e Maricës në vitin 1371, paraqet ngjarjen më kulmore tragjike të serbëve dhe nëse do të duhej të mbahej mend ndonjë ngjarje nga ajo periudhë, është pikërisht beteja e Maricës, e cila i hapi rrugë marshimit osman.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

Tags: KosovaMilazim KrasniqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X