TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

E quajti servile të Kurtit, Sinani: Arifi është kryetar për keqardhje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sinani kërkon shtyrje të seancës për shkarkimin e saj pasi ka takim me Kurtin

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka hedhur poshtë akuzat e kryetarit aktual të kësaj komune Shqiprim Arifi, se ajo është një servile e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sinani në një intervistë thotë se Arifi është kryetar në ikje, për të cilin shton se “duke e sulmuar Kosovën gjithmonë ka fshehur dështimin e tij”.

Këshilltarja politike e Kurtit thotë se Arifi vazhdimisht po e kritikon vetëm Kosovën dhe asnjëherë Serbinë.

Ajo potencon se që nga marrja e mandatit nga Arifi, gjendja në Komunën e Preshevës është përkeqësuar.

“Ne politikanët e Luginës së Preshevës duhet të jemi bashkë kundër diskriminimit të Serbisë. Kryetari i Komunës së Preshevës në ikje, është për keqardhje, sepse realisht nuk është as kryetar komune e as kryetar partie. Prej 24 tetorit nuk ka shumicë dhe kuvendi është i shpërbërë. Zakonisht, vazhdimisht kritikon Kosovën dhe asnjëherë Serbinë. Ai do të kishte qenë mirë ta kishte detyrën e vet për kryetar komune për këta tetë vjet sa ka qenë kryetar komune. Gjendja në Komunën e Preshevës është përkeqësuar çdo ditë e më tepër. Ky, duke e sulmuar Kosovën, gjithmonë ka fshehur dështimin e tij si kryetar komune në ikje. Realisht, është humbës i katër proceseve zgjedhore radhazi, rezultati i fundit i zgjedhjeve parlamentare e dëshmon, është tregues i qartë se me 940 vota në komunën e Preshevës e më pak në ato të Bujanocit e Medvegjës, është një sinjal shumë i qartë i sovranit preshevar që ky nuk ka legjitimitet. Dhe që nga 28 nëntori nuk ka arritur për këta muaj të mbajë seancë dhe me rezultatet e fundit të 17 dhjetorit ky ka marrë dënimin më të madh nga qytetarët e Luginës së Preshevës”, tha Sinani.

Shqiprim Arifi më herët pati deklaruar se qeverisja e Ardita Sinanit u ka trashëguar disa problematika, të cilat kanë qenë edhe ligjore e më pas janë ballafaquar edhe në gjykata, teksa në një intervistë për KP, ai e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për përçarje të spektrit politik në Luginën e Preshevës.

Gjithashtu, ai ka potencuar se në asnjë nga takimet që kryeministri Kurti ka mbajtur me përfaqësuesit e Luginës, ai nuk ka qenë i ftuar.

Lidhur me këtë, Sinani thotë se akuzat e Arifit janë të pavërteta dhe të pabaza.

Ajo thotë se në proceset më të rëndësishme dhe vendimmarrëse për Kosovën, Arifi kritikon qeverinë dhe kryeministrin, e asnjëherë Beogradin zyrtar.

“Të gjitha deklaratat e tij janë të pavërteta, si ndaj neve politikanëve të Luginës së Preshevës e posaçërisht ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës. Asnjëherë nuk kritikon Beogradin, asnjëherë nuk kritikon Serbinë, dhe të gjitha akuzat në proceset më të rëndësishme dhe vendimmarrëse për Kosovën ai del kritikon Qeverinë dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës… Zotëri Arifi ka qenë i ftuar në disa takime nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga kabineti i kryeministrit Kurti. Ai nuk iu ka përgjigjur ftesës së Qeverisë dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto akuza janë të pavërteta dhe të pabaza”, tha Sinani.

Për sa i përket zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, Sinani thotë se Arifi mori përgjigjen më të mirë nga qytetarët, duke e bojkotuar procesin zgjedhor.

Këshilltarja politike e shefit ekzekutiv, Ardita Sinani thotë se lista me të cilën kishte garuar Arifi, bënte thirrje për bojkot e distancim nga Republika e Kosovës, e sipas saj asnjëherë ndaj asaj të Serbisë.

“Sa i përket zgjedhjeve në Serbi, ne kemi dalë me lista, është fakt. Elektorati dhe qytetarët kanë dhënë, kanë përzgjedhur bojkotin e vet, ia kanë dhënë Shqipërim Arifit…Lista e Shqipërimit fokusin e ka pasur kundër subjekteve politike shqiptare dhe veçanërisht përfshirjen sipas tyre, të Republikës së Kosovës në Luginë, por asnjëherë nuk e ka pasur politikën shtytëse të Beogradit. Në listën tonë ishin pesë subjekte politike…Ndërsa në anën tjetër ishte vetëm partia e Shqipërim Arifit, i cili nuk është as kryetar partie dhe as kryetar komune, dhe kishte garuar me shefin e kabinetit të tij, por që ishte bashkë me Lëvizjen për Reformën. Lista tjetër që kishte që kishte luftën për subjekte politike shqiptare asnjëherë nuk ishte Beogradi dhe politika diskriminuese shtetërore e Serbisë, por ishte lufta kundër nesh dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ata bënin thirrje për bojkot e distancim nga Republika e Kosovës. Por, qytetarët më 17 dhjetor i dhanë vlerë dhe rëndësi çdo vote shqiptare, ku me votën e vet i dhanë të drejtë vetëm një kursi politik, të ngritjes së zërit ndaj shtypjes, diskriminimit, shkeljes së të drejtave elementare të njeriut”, potencon Sinani.

Sinani potencon se partitë politike në Luginë të Preshevës po veprojnë në kushte diskriminimi shtetëror dhe në gjendje të rëndë socio-ekonomike.

Ajo shton se Beogradi zyrtar synon që shqiptarët e Luginës të jenë sa më pak të organizuar dhe sa më të përçarë, andaj kanë nevojë për më shumë cilësi, organizim dhe angazhim, në mënyrë që të bëjnë pluralizmin e politikës shqiptare karshi Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën