Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me 22.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me mashtrimin që i ka bërë ankuesit mashkull kosovar duke marrë veturën e dhënë me qira për dy ditë dhe nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes”, thuhet në raport.