Përmes një njoftimi për media nga PK-ja kanë thënë se puna në aeroport është kthyer në normalitet.
“Policia e Kosovës, pas verifikimit dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte raportuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ka vërtetuar se këto informacione kanë rezultuat të jenë të rrejshme. Puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët/udhëtarët kanë vazhduar me udhëtimet e tyre”, thuhet në njoftim.
Sot në orët e pasdites, Policia e Kosovës është njoftuar për kërcënim me mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. /teve1.info/








