TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

E Artë për Distria Krasniqin, fiton finalen për një minutë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
E Artë për Distria Krasniqin, fiton finalen për një minutë

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në finale të Grand Slamit në Tbilisi. Distria e mposhti hungarezen Reka Pupp, që ishte bartësja e parë. Distria ishte bartësja e tretë në kategorinë deri 52 kilogramë, ku gradualisht po del në majë.

Distria e kontrolloi luftën nga fillimi, ndërsa pa kaluar një minutë realizoi hedhje të shkëlqyeshme. E vazhdoi aksionin duke e mbajtur në mbërthim hungarezen dhe kështu fitoi me Ippon.

Distria edhe një herë ka dëshmuar që është prej më të mirave në kategorinë deri 52 kilogramë, ku u kthye pas Lojërave Olimpike të Tokios. Në Tokio ajo fitoi të artën në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria e kaloi francezen Astride Gneto, që ishte bartësja e dytë. Fillimisht e mposhti brazilianen Maria Taba e më pas edhe holandezen Naomi Van Krevel.

Distria ka shfaqur xhudo të nivelit të lartë gjatë tërë ditës dhe kështu siguroi vendin në shkallën më të lartë të podiumit.

Me Puppin, Distria u takua për herë të katërt. Tashmë ka tri fitore e një humbje. Humbjen e vetme e kishte pësuar më 5 nëntor të vitit të kaluar, kur ende po e kërkonte formën në 52 kg.

Për Distrinë kjo është medalja e katërt e madhe këtë vit. Ishte e artë në Grand Prix në Portugali në janar. Në fillim të muajit shkurt fitoi medalje të argjendtë në Grand Slamin e Parisit. Në Evropian ishte e treta, në muajin prill. Dhe tani fitoi edhe një të artë për të vazhduar rrugëtimin e veçantë.

Distria është garuesja e vetme e Kosovës në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Prishtinës

Alban Dragusha zyrtarizohet si trajner i ri i Prishtinës

Finale kosovare në Ligën Unike

Finale kosovare në Ligën Unike

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Kreshnik Hajrizi shpallet më i miri i xhiros në Zvicër

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Dragan Ristiq lirohet nga akuza për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën