Çështja e së ardhmes së Adrien Rabiot vijon të jetë një temë e nxehtë te Juventus.
Sipas raportimeve nga mediet italiane, francezi po reflekton për mundësinë e rinovimit me “Zonjën e Vjetër”, edhe falë besimit të pakushtëzuar që po i jep trajneri Max Allegri.
Problem, përveç kostove të mundshme të zgjatjes së kontratës, megjithatë, është prania ose jo e “bardhezinjve” në Champions League e sezonit të ardhshëm që do të ndikojë më shumë te vendimi i Rabiot.
Vetëm nëse Juve arrin këtë objektiv, negociatat për rinovimin mund të marrin formë.








