Nesër Qeveria Kurti shënon dyvjetorin në qeverisje. Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti theksoi se shpresa për më mirë është arsyeja pse janë këtu.
Këto fjalë Kurti i tha gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, përcjell teve1.info
“Shpresa për më mirë dhe besimi që ajo po mund të arrihet janë edhe shkaku edhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhur të popullit për ta bërë ndryshimin me një kabinet të përzgjedhur për ta realizuar potencialin”, deklaroi ai.
Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër është paraparë në Kuvend të mbahet edhe një diskutim për dyvjetorin e qeverisjes Kurti.
Pas zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt 2021, në Kuvendin e Kosovës me 77 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim është formuar qeveria e re, me kryeministër Albin Kurtin. /Teve1.info/