Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për ‘Kanosje’.
I njëjti dyshohet se e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me thikë babanë e tij.
Viktima raportohet se nuk ka pësuar lëndime.
Teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë me një thikë dhe e ka kanosur babanë e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.