Një person i dyshuar për plagosjen e motrës së tij me armë zjarri është arrestuar të shtunën në Ferizaj.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/