Një person ka raportuar te policia në Rahovec një rast të vjedhjes së rëndë në Hoqë të madhe.
Sipas tij, persona të panjohur kanë vjedhur rreth 15 metra kabllo elektrike në një shtëpi e cila gjendet në oborrin e kishës ortodokse të këti fshati.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e cila gjendet në oborrin e kishës ortodokse dhe kanë vjedhur rreth 15 metra kabllo elektrike. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.







