Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet B.H., 37-vjeçar në Vushtrri.
I njëjti dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një person tjetër.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B. H., 37 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale “Kanosje””, thuhet në njoftimin e policisë.