TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dyshohet për krime online, Liridon Masurica rrezikon 55 vjet burgim në ShBA

Në dhjetorin e vitit të kaluar, nën prangat e agjenteve të FBI-së amerikane, kishte rënë Liridon Masurica nga Gjilani. 33 vjecari që po dyshohet për krime online, doli para gjyqit amerikan ditën e djeshme. Nga Zyra e Prokurorit të Distriktit të Mesëm të Floridës, thonë se në rast të vërtetimit të fajësisë, Masurica mund të dënohet me 55 vjet burgim.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
1 0
A A

Vjen nga Gjilani i Kosovës.

Por, gjyqin e parë, Liridon Masurica, e pati me 12 maj në Shtetet e Bashkuara të Amrikës.

Nga Kosova për në SHBA, 33 vjeçari u ekstradua me 9 maj.

Kjo meqë ndaj tij, po rëndojnë akuzat për mashtrim dhe vjedhje të identitetit të qytetarëve.

I njohur me nofkën “blackdb”, gjilanasi ishte administratori kryesor i faqes me të njëjtin emër, në tregun kriminal online.

E nëse provohet fajësia, Liridon Masuricën e pret një dënim prej 55 vjetësh burgim.

“Masurica, shtetas dhe banues i Kosovës, është dërguar në paraburgim nga autoritetet në Kosovë më 12 dhjetor 2024 dhe është ekstraduar më 9 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës”, thuhet nga Zyra e Prokurorit të distrikti i mesëm i Floridës

Por, çfarë dyshohet se bëri gjilanasi, që e ngriti në këmbë edhe FBI-në amerikane?

“BlackDB.cc ofroi në mënyrë të paligjshme për shitje kredencialet e kompromentuara të llogarisë dhe serverit, informacionin e kartës së kreditit dhe informacione të tjera personale të identifikueshme të individëve të vendosur kryesisht në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ata të vendosur brenda Qarkut të Mesëm të Floridës” , thuhet tutje.

Kësisoj, sipas Prokurorisë, zhvilloheshin një gamë e gjerë aktivitetesh të paligjshme, duke përfshirë mashtrimin tatimor, mashtrimin me kartat e kreditit dhe vjedhjen e identitetit.

Sipas Zyrës së Prokurorit nga Distrikti i Mesëm i Floridës, për arrestimin e Masuricës ndihmë dha Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike e Policisë së Kosovës.

Këta të fundit, arrestuan Liridon Masuricën me 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ministrja në detyrë e drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka shkruar se kjo është dëshmi që krimi nuk gjen strehim në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën