TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV në pritje të rezultateve

by Fëllënza Krasniqi
10 muaj ago
3 0
A A

Një bakterie e gjetur në mishin e bardh në Shqipëri, alarmoi edhe Kosovën.

Është fjala për salmonelën e gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol” në shtetin fqinj.

E të menjëhershëm ishin edhe reagimet në Kosovë, ku filluan kontrolle të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mishin që importohet nga Brazili.

“Menjëherë pas raportimit në media mbi incidentin për mishin e bardh me origjinë nga Brazili, ne kemi ngrit masat e kontrollit por deri më tani nuk ka asnjë fakt  që lidh incidentin e ndodhur në Shqipëri me produktet në Kosovë. Ne kemi marr konfirmim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë se nuk ka pasur asnjë ri-eksport të ngarkesave  nga Shqipëria në drejtim të Kosovës”, tha zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Tutje, Thaçi tregoi se janë duke pritur rezultatet nga mostrat e mishit që janë marrë në Kosovë.

“Mbi bazën e kësaj ne menjëherë e  kemi ngritur masat e kontrollit duke mostruar secilën ngarkesë që vjen në import, dhe deri më tani kanë ardh shtatë, të gjitha janë mostruar dhe pritet që të dal rezultati. Këto ngarkesa qëndrojnë të bllokuara deri sa të vjen rezultati i analizave, po ashtu në  kontrollin e brendshëm kemi kryer kontrollet në pikat shitëses dhe në depon e importuesit të njërit lloj të produktit. Edhe tek depoja edhe tek pikat shitëse është urdhëruar tek pikat shitëse tërheqja nga tregu. Ndërsa tek depoja është urdhëruar që të mos dalin në treg asnjë produkt i cili është në stok”.

E sa ndihen qytetarët të sigurt me mishin që e konsumojnë e thonë vetë ata.

“Çka mos po vjen e çka mos po përdorim, tash edhe mishin e bardh që jena kanë merak me ngrënë gjithë, jo nuk bënë me ngrënë deri sa të dalin analizat e që thonë bënë më ngrënë duhet me ia nis. Konsumues shumë i rregullt i mishit të bardhë, se mishin  e kuq nuk e kam të preferuar tash s’po di njeri se çka me hëngër”, thotë qytetari Sherif Kabashi.

“Jam shumë i bindur nuk kam fakte, por jam i bindur që njëjtë sikur në Shqipëri ekziston shumë keq. Për arsye se nuk ka kontroll, s’ka rregull, s’ka kurgjo. Nuk e kem herën e parë që hajm ushqim të skaduar me infektim të ardhur dihet sa kohë vjen ai nga shtetet Latino-Amerikane, edhe nuk ka kontroll me keqardhjen më të madhe nuk funksionon strukturat e shtetit”, tha Shaban Alija.

Por për dallim nga këta dy qytetarë, Izet Dushi, nuk ka dëgjuar ende për bakterin që dyshohet që përmban një lloj i mishit të bardhë.

“Unë nuk e konsumoj kurrë mishin e bardhë, diçka nuk kam shije për ta, por dikush e përdor që interesant unë bukur shumë i dëgjoj lajmet e që nuk paskam dëgjuar për këtë lajm”, tha Dushi.

Bakteria salmonelë  që është gjetur në mishin e bardh në Shqipëri shkakton disa simptoma, si: diarre, ethe dhe dhimbje barku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën