Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarët e Komunës së Grçanicës të cilët u arrestuar të enjten, dyshohen për përfshirje në veprën penale Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare” dhe “Marrje e Ryshfetit”.
V.S dhe Z.M, zyrtarë nga Drejtoria e Kadastrit këtë komunë, sipas PK-së dyshohet se kanë këruar 25 mijë euro nga një qytetar për rregullimin e një çështje pronësore.
“Zyrtarë të caktuar dyshohet se kishin kërkuar nga një qytetar mjete monetare në vlerë prej 25,000.00€ (njëzet e pesëmijë euro), për përfundimin e një lënde në lidhje me bartjen e pronësisë.Pas marrjes së këtij informacioni hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga Policia e Kosovës kanë aplikuar masat e veçanta me ç ‘rast më dt. 26.12.2024, gjatë një operacioni taktik kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar me iniciale (V.S dhe Z.M) duke pranuar mjetet monetare në vlerën e cekur me lartë me qëllim të përfundimit të lëndës. Ndërsa, tre të dyshuarit tjerë dyshohet që në bashkëveprimkanë kryere veprat penale të cekura më lartë”, thuhet në komunikatë.
Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e dy zyrtarëve ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të parave.
“Në shtëpinë e të dyshuarit me inicilae (V.S.) janë sekuestruar 5,000.00€ (pesëmijë euro) para të gatshme; Në shtëpinë e të dyshuarit me iniciale (D.F.) janë sekuestruar 2,000.00€ (dymijë euro) para të gatshme;Po ashtu janë sekuestruar: 7 (shtatë) telefona mobil personal, pronë e të dyshuarve të cilët do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm”, thuhet tutje.
V.S dhe Z.M , janë 48 orë, ndërsa tre personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.