TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë

Autor: Refki Morina

Dy vite më parë, më 24 shtator 2023, Kosova u përball me një nga momentet më të rënda pas luftës.

Në Banjskë ndodhi një sulm i organizuar, i cili nuk ishte thjesht një incident, por një akt terrorist me synim të qartë – të godiste shtetin e Kosovës, policinë e saj dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Në atë ditë të rëndë, ne humbëm një hero – rreshterin Afrim Bunjaku.

Ai u vra duke mbrojtur rendin dhe ligjin, duke bërë detyrën e tij me përkushtim deri në fund. Afrimi ishte një njeri i thjeshtë, një polic i devotshëm, por mbi të gjitha një atdhetar që dha jetën për vendin.

Ky përvjetor na kujton sakrificën e tij dhe njëkohësisht na bën më të vetëdijshëm se shteti ynë ende është i sfiduar.

Por, mesazhi që del nga ajo ngjarje është i qartë: Kosova nuk frikësohet, nuk zmbrapset.

Gjaku i dëshmorëve si Afrimi na obligon të jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për ta mbrojtur vendin tonë.

Pra, sot nuk flasim vetëm për humbjen, por edhe për krenarinë.

Krenarinë që kemi pasur në mesin tonë njerëz si Afrimi, dhe përkushtimin që të gjithë ne ta çojmë përpara amanetin e tij – një Kosovë të lirë, të sigurt dhe demokratke;

Familja e Afrimit ka dhënë më të shtrenjtën për këtë vend.

Ata duhet të ndihen krenarë, sepse emri i Afrimit do të kujtohet gjithmonë me respekt e nderim.

Ne si shoqëri kemi obligim moral dhe institucional t’i qëndrojmë pranë, sepse sakrifica e tij nuk ishte vetëm për policinë, por për gjithë Kosovën.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Beogradi urdhëron agjencitë e sigurisë të analizojnë doktrinën e re të SHBA-së

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

Kryeministri i Hungarisë akuzon Ukrainën për ndërhyrje në zgjedhje dhe thërret ambasadorin

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

BE-ja ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet pa përfitime

Spanja do t’u japë status ligjor mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim

Spanja do t’u japë status ligjor mijëra emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vend pa autorizim

Emisioni “Ditari” 27.01.2026

Emisioni “Ditari” 27.01.2026

A janë partitë politike të gatshme të ratifikojnë aderimin e Kosovës në Bordin e Paqes?

A janë partitë politike të gatshme të ratifikojnë aderimin e Kosovës në Bordin e Paqes?

Afër gjysmë milioni amerikanë mbesin pa energji elektrike pas një stuhie masive dimërore

Afër gjysmë milioni amerikanë mbesin pa energji elektrike pas një stuhie masive dimërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën