Një aksident me pasojë 2 të vdekur dhe 1 i lënduar ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Mësohet se viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë.
I lënduari është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit/euronews.al/