Dy të mitur kanë mbetur të lënduar si pasojë e goditjes nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur për teve1.info se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, theksoi ajo.
https://teve1.info/lajmet/probleme-me-rryme-ne-shkollen-faik-konica-ne-prishtine-intervenojne-zjarrfikesit/