Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë, njëri prej flamujve kishte qenë kombëtar dhe tjetri i Republikës së Kosovës.
“Vushtrri 16.10.2022-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj, njëri Kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100m nga shtëpia e tij të njëjtit dyshohet se i kanë djegur flamujt. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në njoftim.