Dy vajza kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit BMW.
“Rreth orës 11:45, është raportuar nga njësi i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës ka ndodhur një aksident (vet-aksident) trafiku, ku është përfshirë një automjet BMW. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona – femra – kanë pësuar lëndime trupore,” ka njoftuar Hoxha./teve1.info/











