Dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet që gjatë një përleshje fizike mes tyre janë lënduar me thikë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë.
Njëri nga të dyshuarit thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./teve1.info/