Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fashtin Gllarevë të Klinës.
Të lënduarit siç ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova janë dërguar për trajtim mjekësor në QMF- Klinë.
Në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 08:00, janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 07:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar ne QMF-Klinë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova për teve1.info.