Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka bërë të ditur për teve1.info se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, bëri të ditur Borovci. /Teve1.info/