TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy persona në paraburgim për fajde, dyshohet se përfituan mbi 400 mijë euro

by TËVË 1
3 javë ago
2
A A
Dy persona në paraburgim për fajde, dyshohet se përfituan mbi 400 mijë euro

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve, E.K. dhe A.K., të cilët po hetohen për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Sipas vendimit të gjykatës, paraburgimi i tyre mund të zgjasë deri më 11 prill.

Sipas të dhënave nga hetimet paraprake, i dyshuari E.K. që nga viti 2021 dyshohet se ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë para me kamata shumë të larta. Nga kjo veprimtari dyshohet se ai ka përfituar më shumë se 400 mijë euro.

Në përpjekje për të shlyer borxhin, në këtë rast është përfshirë edhe viktima tjetër, B.B., i cili kishte marrë para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë.

Hetimet tregojnë se dy të dyshuarit kanë kërkuar nga viktimat një shumë totale prej rreth 550 mijë eurosh. Përveç kësaj, ata dyshohet se kanë kërkuar edhe transferimin e pronësisë së dy lokaleve afariste dhe një shtëpie, me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si mënyrë për shlyerjen e borxhit.

Përveç presionit financiar, sipas hetimeve, të pandehurit kanë përdorur edhe dhunë fizike dhe kërcënime. Ata dyshohet se e kanë detyruar viktimën B.Ç. dhe nënën e tij të paraqiten në zyrën e një përmbaruesi privat për të vazhduar procedurat noteriale për bartjen e pronës.

Tags: FajdeGjykata Themelore në PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Osmani në adresimin përmbyllës: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Haxhiu: Do të ushtroj detyrën e presidentit me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani përfundon mandatin, Haxhiu ushtruese detyre e presidentes

Osmani pret Albulena Haxhiun në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së presidentes së Kosovës

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën