TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy muaj pritje për subvencionim të protezës së luftës

Shoqata e Invalidëve të Luftës ka njoftuar se është duke u respektuar vendimi për pagesën e protezave të tyre nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, 70 për qind e invalidëve deri më tash kanë përfituar nga ky vendim.

by TËVË 1
3 javë ago
1 1
A A

Kontributin që dha gjatë luftës ishte i madh.

Megjithatë, kjo edhe i kushtoi.

Tani, invalidi i luftës, Xhevdet Qeriqi e ka të nevojshme protezën e brendshme për bërylin e dorës.

Por, për të përfituar subvencionim, po i duhet të pres.

Anipse ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, Qeriqi thotë se ka më shumë se dy muaj që është në pritje të një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë.

“E kam njoftu edhe ministrin e Shëndetësisë z.Vitia jam taku dhe po pres një përgjigje prej tyre. Megjithëse ka kaluar një kohë bukur e gjatë dhe nuk kam marrë një përgjigje pozitive, edhe pse kam pasë premtime nga ana e tyre. Mesa e di deri më sot ky proces ka shkuar mirë”, tha invalidi i luftës, Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi, i cili është kryetar i Shoqatës së invalidëve të luftës për Fushë Kosovë, thotë se nuk kanë ndonjë ankesë nga anëtarët me mosekzekutim të pagesave.

“Kemi pasë ankesa më herët para vendimit, pas vendimit nuk kemi pasë ankesa. Kemi ankesa tjera për rehabilitim nëpër banja e shërim për plagë e këto por për proteza nuk kemi pasë ne si Shoqatë e Invalidëve në Fushë Kosovë nuk kemi pasur për proteza naj ankesë”.

Se po respektohet vendimi i Qeverisë për pagesa të protezave të kësaj kategorie e thotë edhe kryetari i Shoqatës, Fadil Shurdhaj.

“Ata të cilët aplikojnë përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, pajisen dhe deri më tani mbi 70 për qind janë pajisur me proteza të këmbëve, duarve, dhe të syrit por kemi ende invalid të cilët tani do të aplikojnë dhe do të rregullojnë këtë çështje brenda kësaj kohe dhe i ftoj të gjithë invalidët të aplikojnë se afati për shpenzimin e këtyre mjeteve është dy vjet”, thotë Shurdhaj.

Ai tregon se si do të vazhdohet pas shpenzimit të mjeteve të ndara aktualisht nga Qeveria e Kosovës për ta.

“Me ministrin e Shëndetësisë kam pasë takime dhe është zotuar që momentin që shpenzohen këto mjete për proteza do të kërkon nga Qeveria dhe Ministria, do të hedhin mjete tjera të cilat invalidët e luftës të mos mbesin pa proteza tjera, pa furnizim”, tregoi ai.

Lidhur me shpenzimet për këto proteza, tëvë1 ka pyetur Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë e Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Mirëpo asnjë nga këto institucione, deri në publikim të kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën