TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy muaj pas zgjedhjeve, buxheti i Prishtinës miratohet pa mbështetjen e LVV-së

Buxheti i Komunës së Prishtinës ka kaluar sot me 33 vota për. Mirëpo votë për të nuk patën nga Lëvizja Vetëvendosje.

by TËVË 1
1 muaj ago
0 0
A A

Janë bërë mbi 2 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.

E ndonëse kryetari i rizgjedhur, Përparim Rama, ende nuk e ka prezantuar kabinetin e tij qeverisës për mandatin e dytë, këtë të premte u mbajt seanca për buxhetin.

Pas dy orësh seancë, me 33 vota për, buxheti u miratua.

I njëjti, për këtë vit, parashihet të jetë mbi 151 milionë euro.

Por jo të gjitha partitë rezultuan të jenë pro miratimit.

Njëra ndër to ishte Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk votoi, duke thënë se rritja e buxhetit po paraqitet gabimisht si sukses qeverisës komunal.

“Një problem tjetër shumë serioz është fakti se sot po kërkohet ta votojmë këtë draft-buxhet pa asnjë raport financiar për vitin paraprak. Po na kërkohet t’i votojmë 150 milionë euro pa pikë llogaridhënie. Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se ende nuk kemi diskutuar raportin e auditimit të pasqyrave financiare të komunës sonë. Gjetjet e auditorit kombëtar për keqpërdorime janë në shifra të papara më herët”, tha Gëzim Sveçla nga LVV.

I pranishëm në këtë seancë nuk ishte vetë kryetari Rama.

Mungesën e tij e vuri në dukje Sveçla, i cili në të njëjtë kohë akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës që votoi pro kalimit të buxhetit.

Ndaj kësaj deklarate reagoi asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri.

“U përmend këtu që Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshu është një realitet. Partia Demokratike e Kosovës në raport me Vetëvendosjen ka ndryshu sepse është forca e dytë politike në Kuvend të kryeqytetit. Venvendosja nga partia e parë është e treta ky është një dallim”.

Retkoceri shtoi se për PDK-në janë më të rëndësishme parimet, sesa kërkesat politike.

“Buxheti nuk është vetëm i një partie politike. Ne si PDK kemi kërkuar në vazhdimësi të ketë transparencë, të ketë dëgjime publike më shumë, të ketë dëgjime publike të Kuvendit, asamblistëve me qytetarë, të ketë planifikim më të mirë  dhe të gjitha janë legjitime sepse janë në kuadër të parimeve të buxhetit”, tha ai.

Sveçla më pas pati një kundër replikë lidhur me këto deklarata.

“Unë e kuptoj nevojën e tij pak për me mashtru vetën dhe pak për me i bind anëtarët e Grupit, por të paktën neve të tjerëve nuk mundet dhe nuk ka nevojë me na e shit në këtë mënyrë qysh po tenton. Ky buxhet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kryeqytetin dhe në as një moment LVV-ja nuk tha se është kundër buxhetit, por është kundër projekteve me problem ligjore që janë pjesë e këtij buxheti”, deklaroi Sveçla.

Pro buxhetit votuan edhe Lidhja e Prishtinës dhe Nisma.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Pas takimit Sorensen-Kurti, shefi i Zyrës së BE-së: Ligji për të huajt do të zbatohet me masa shtesë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 85 mijë euro në Leposaviq, të dyshuarit ikin drejt Serbisë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Protestë në Jarinjë, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

​IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

​Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri

Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën