TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy mësues për 12 nxënës – Klasa në Dragash ndahet në dysh, ankohen prindërit

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
Dy mësues për 12 nxënës – Klasa në Dragash ndahet në dysh, ankohen prindërit

Në një shkollë në komunën e Dragashit, klasa me 12 nxënës u nda në dy klasë të ndryshme, për t’u bërë vend dy mësuesve. Këtë vendim të Drejtorisë së Arsimit po e kundërshtojmë prindërit.

Rrugëtimin në arsimin fillor e nisën bashkë.

Por 12 nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani” në Dragash u ndanë në dy grupe në klasën e tretë.

Vendimin për këtë e mori, Drejtoria e Arsimit.

Kjo pasi mësuesi Ridvan Shabani u transferua nga fshati Rrencë në këtë shkollë, pasi në vendin ku punonte kishte mbetur pa normë mësimore.

E kërkesën për transfer ai e kishte bërë menjëherë, pasi mësuesi i paraleles në shkollën “Fetah Sylejmani” u pensionua majin e këtij viti.

Fillimisht kjo kërkesë iu aprovua si mësues mbështetës, por i pakënaqur me këtë vendim ai deponoi ankesë, e cila më pas u mor parasysh vetëm pasi me konkurs të rregullt u pranua një tjetër mësuese.

Kështu, në dy klasat me nga gjashtë nxënës, dy mësues po japin mësim.

“Ma kanë lëshu vendimin, vendimin që më aprovohet kërkesa për transfer në qendër, si mësues i parë. Edhe faktikisht më takon klasa për të cilën kam konkurru, kam desht”, tha Ridvan Shabani.

Mirëpo se klasa të ndahet më dysh është e rëndë për vet nxënësit.

Prandaj prindërit kanë një paralajmërim.

“Nuk jemi kundër as mësuesit as mësueses, ideja është me kon të bashkum, me vazhdu qysh kanë vazhdu deri tash”, tha prindi Meriton Tërshnjaku.

“Duhet me marrë masa kryetari i komunës dhe drejtori i shkollës. Nëse zgjatë kështu edhe dy tre ditë unë detyrohem me ndalë çikën prej shkollës. Si të kthehet në të njëjtën klasë atëherë vazhdon, nëse s’kthehet detyrona për me ndalë çikën”, tha prindi tjetër Samir Qenga.

“Është shumë shqetësuese se edhe fëmija po e merr një lloj traume, kështu që ne kërkojmë bashkarisht që sa më shpejt të zgjidhet ky problem”, tha Elmaz Misini.

Megjithatë nga Drejtoria e Arsimit thonë se çdo gjë është e rregulluar sipas ligjit.

Mësuesi Ridvan Shabani i ka mbi 15 vjet përvojë pune.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse ndodh ankthi i vjeshtës dhe si ta përballoni?

E shtuna me reshje të pakta shiu e bore

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Al po zëvendëson detyra, por jo njerëzit, thonë liderët e industrisë

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën