Bartësi i listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi, votoi vetëm për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Megjithëse ishin edhe ato presidenciale, ai nuk ushtroi të drejtën e votës për to.
Kamberi nga fshati Tërrnoc i Komunës së Bujanocit, i dërgoi një mesazh Beogradit.
E njëjtë nuk veproi kundër kandidati i tij, bartësi i listës “Lugina e Bashkuar”, Shqiprim Arifi.
Arifi nga fshati Tërrnav i Komunës së Preshevës, e shfrytëzoi këtë të drejtë për të dyja.
Pavarësisht që qytetarët e Preshevës kanë bërë thirrje që partitë politike shqiptare të jenë me një listë të përbashkët, ato kanë vendosur të garojnë me dy lista të ndara nga njëra tjetra.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi