TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy ditë vendimtare për Kosovën: Osmani mes zgjedhjeve të reja dhe mandatarit të ri

Brenda dy ditës, Presidentja Vjosa Osmani pritet të vendos për zgjedhje të parakohshme, ose eventualisht për një mandatar të ri për kryeministër. Sipas monitoruesve të punës së Kuvendit dhe Qeverisë, Presidentja nuk mund të propozoj mandatarin e njëjtë.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
0 0
A A

Kanë mbetur edhe dy ditë që presidentja e vendit, Vjosa Osmani të vendos për mandatarin e ri për kryeministër, ose për zgjedhje të parakohshme.

Në takimin e mbajtur të premten e javës së kaluar me liderët e partive politike parlamentare, Osmani theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar edhe një takim ndërkaq partitë e ish-opozitës, zgjedhje të reja.

Tëvë1 gjatë ditës ka kërkuar përgjigje nga partia Lëvizja Vetëvendosje nëse të njëjtit do të dërgojnë emër të ri si mandatar për kryeministër, por nga ana e tyre nuk kanë dhënë detaje.

Sipas hulumtuesit në KDI, Vullnet Bugaqku çështja tani është në duart e presidentes.

“Tani jemi në situatën kur një qeveri e propozuar herën e parë dhe një kandidat për kryeministër nuk ka siguruar votat e mjaftueshme në parlament, rrjedhimisht tani qështja është në duart e Presidentes së Kosovës e cila  brenda suazave të aktgjykimeve të gjykatës Kushteuese dhe vet Kushtetutës së Kosovës, unë besoj që ka një afat dhjetë ditor  që brenda këtyre dhjetë ditëve të shoh mundësinë që të gjen një kandidat tjetër të mandatohet për formimin e Qeverisë”, ka thënë Bugaqku.

E në aspektin Kushtetues, sipas Bugaqkut, ligjërisht nuk lejohet të bëhet një ri-propozim me emër të njejtë për të parin e Qeverisë së re.

“Kushtetua dhe disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese unë vlerësoj se nuk i japin mundësi që i njëjti kandidat të ri-propozohet përsëri, mund të vije e drejta përsëri ose ti jepet e drejta subjektit fitues të zgjedhjeve nëse e njëjta para presidentes kërkon mandatarin tjetër dhe e njëjta të ofroi dëshmi të qarta që mund ta formoi një qeveri, qoftë duke i pas numrat qoftë duke ndërtuar një marrëveshje politike”, është shprehur tutje Bugaqku.

Në anën tjetër, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo rrugë po vlerësohen zgjedhjet e parakohshme.

“Unë konsideroj se jemi më pranë zgjedhjeve se sa pranë mundësisë për të pasur qeveri të re të Republikës. Shumë është e rëndësishme se si do t’ mund të përfundoi Kuvendi i Kosovës  në kuptimin e përfundimit të këtij legjislacioni, si do të shpërndahet dhe si do të jetë rreshtimi i partive politike”, ka thënë Dorajet Imeri.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në zyrën e presidentes Vjosa Osmani për të marrë një qëndrim nëse brenda këtij afati do të ketë edhe një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, po nuk kanë kthyer përgjigje

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën