TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy derbi zhvillohen sot në basketbollin vendor

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Dënohet përsëri K.B Peja

Gara për vendin e parë në fund të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll vazhdon të jetë shumë e fortë dhe shumë interesante. Dy xhiro para fundit, Bashkimi është lider me 44 pikë.

Trepça është e dyta me 43 pikë e Sigal Prishtina e treta me 42 pikë.

Dhe ndeshjet që zhvillohen të enjten pritet të jenë shumë të rëndësishme për renditjen përfundimtare, nëse jo vendimtare.

Prej orës 19:00 takohen Sigal Prishtina me Bashkimin dhe Peja me Trepçën. Edhe për Pejën ndeshja është me shumë peshë. Skuadra pejane synon të startojë nga pozita e katërt në plejof. Aktualisht i ka 40 pikë.

Peja është në moment të mirë, ndërsa e favorizon fakti që ndeshjen ndaj kampiones aktuale e luan para tifozëve të saj. Peja në xhiron e kaluar e mposhti Prishtinën me plot 30 pikë dallim. Trepça në xhiron e kaluar ka pasur punë të lehtë me Proton Cable Prizrenin, por ka lëshuar pikë në xhirot e fundit. U mposht nga Prishtina, Ylli e Bora së fundi.

Ndërkohë derbi me Bashkimin e zë Prishtinën në moment goxha të vështirë. Pasi u mposht në finale të Ligës Unike dhe nga Peja me 30 pikë dallim, Prishtina ndau rrugët me trajnerin turk, Murat Bilge. Të martën skuadra prishtinase njoftoi që skuadrën në fazën finale të këtij edicioni do ta drejtojë Albert Sylejmani, ndihmësi i Bilges. Sylejmani edhe më herët ka drejtuar skuadrën prishtinase si kryetrajner.

As Bashkimi i Prizrenit nuk është në momentin më të mirë, ndonëse lider. Në xhiron e kaluar pësoi në shtëpi nga Golden Eagle Ylli. Në fakt Bashkimi ka pasur telashe të mëdha prej se iu lëndua lojtari më i mirë, Jayveous McKinnis. Dhe forca e vërtetë e kësaj skuadre mund të kuptohet në derbin  e vështirë me Prishtinën.

Bashkimin e pret ndeshje e vështirë edhe në xhiron e fundit. E pret Pejën. Vështirë do të jetë edhe për Prishtinën, që do të luajë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Trepça do të ketë punë dukshëm më të lehtë, pasi përballet në shtëpi me Borën. Bora tashmë e ka të sigurt vendin e shtatë, përkatësisht paraqitjen në plejaut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëri-Finlandë, publikohen formacionet zyrtare

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Dardanët vazhdojnë përgatitjet intensive në “Fadil Vokrri”

Guardiola mund të emërohet trajner i Amerikës

Guardiola mund të emërohet trajner i Amerikës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën