TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

DW: Ballkani Perëndimor, premtim i pambajtur i anëtarësimit në BE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
DW: Ballkani Perëndimor, premtim i pambajtur i anëtarësimit në BE

Para 20 vjetësh BE u premtoi anëtarësimin vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky premtim ende nuk është realizuar. Brukseli është i lodhur nga zgjerimi dhe elitave politike në vendet kandidate u mungon vullneti për reforma.

Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin e paqëtuar. Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Evropë.” Ky “premtim i Selanikut”, që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash.

Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.

Një darkë për 20 vjetorin

Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Shkas ishte pikërisht “premtimi i Selanikut” përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.

Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e antarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia. Tjetër herë Kroacia përpiqet të zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE.

Entuziazmi ndaj BE-së në tkurrje gjithnjë e më shumë

Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket anëtarësimit në BE. Veçanërisht në Serbi, vendin më të madh dhe me rëndësi strategjike në rajon, ka lënë gjurmë të thella: Në një anketim përfaqësues verën 2023 vetëm 44 për qind e të pyeturve preferojnë anëtarësimin e vendit të tyre në BE, 47 për qind janë kundër. Në një tjetër sondazh të Institutit Demostat në qershor 2023 vetëm 23 për qind e qytetarëve janë dakord me kërkesën e Brukselit që Serbia si vend kandidat i BE-së duhet t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Ndërsa 42 për qind thonë, se vendi i tyre duhet të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë, edhe nëse kjo pamundëson anëtarësimin në BE.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron vitin e kaluar ndërmorën një nismë të madhe për arritjen e një kompromisi në grindjen e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe Komisioni i BE-së u angazhua me të gjithë peshën e vet politike për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve. Komisari i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell pas bisedimeve të vazhdueshme deklaroi madje: “We have a deal!” Por në fakt ndodhi e kundërta. Të dyja palët e përshkallëzuan konfliktin, që përsëri rrezikonte të përshkallëzohej në përplasje me armë.

Edhe pas dy dekadash reformat kanë mbetur si kantier i hapur në shtetet e rajonit njësoj si dhe përpara 20 vjetësh. Medie të censuruara dhe të centralizuara, instrumentalizim i drejtësisë, shkatërrim i institucioneve të pavarura shtetërore, korrupsion dramatik në shkallë të gjerë dhe kriminalitet i organizuar. Megjithatë: Si mund të veprojë BE kundër këtyre rrethanave, në një kohë që brenda vet radhëve të BE-së është e mundimshme të ndalohen kontrolli ndaj mediave, drejtësisë dhe opozitës, sikurse konstatohet në Hungari dhe në Poloni, vende anëtare të BE-së?

Ndaj nuk është rastësi me sa duket, që kryeministri hungarez Viktor Orban Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht Serbinë i ka përzgjedhur si partnerë. Presidenti i Serbisë që vendos për gjithçka Aleksandar Vuçiq e shpreh hapur vlerësimin e tij për stilin e qeverisjes dhe konceptet politike të kryeministrit hungarez. Të dy politikanët në më shumë se 40 takime ruajnë kontakte të ngushta. Vuçiq pret nga Hungaria që të zbusë presionin e Brukselit ndaj Serbisë për reformat. Orbani nga ana e tij pret, që Serbia ta ndihmojë atë që të marrë një rol kyç në rajon.

Mosmbajtja e premtimit për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Brukselin është zëvendësuar për raunde konferencash të reja. Shembull është samiti Ballkan-BE që mbahet çdo vit që nga 2014 nën sloganin “Procesi i Berlinit”. Ose nisma e krijuar që nga qershori i këtij viti prej Austrisë në formatin e emërtuar “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën