TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dushko Arsiq edhe në rigjykim dënohet prapë me 13 vjet burgim

Edhe në rigjykim, Dushko Arsiq është dënuar me 13 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile.

by Doresa Geci
1 muaj ago
1 0
A A

Me pranga në duar u soll edhe një herë në gjykatore.

Për herë të dytë pas më shumë se dy viteve, Dushko Arsiq po ulet në vendin e njëjtë për të pritur vendimin e gjykatës.

Edhe në rigjykim, Arsiq u dënua me 13 vite burgim.

“Në emër të popullit e merr këtë aktgjykim, ndaj të akuzuarit Dushko Arsiq, dhe të njëjtin e shpall fajtor për kryerjen e veprës penale, krime lufte kundër popullsisë  civile.. e gjykon me dënim burgu  me kohë zgjatje 13 viteve  me të cilin dënim do të llogaritet koha e kaluar  nën masën e paraburgimit prej datës 8 dhjetor 2021 deri në plotë fuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, shpalli vendimin, Vesel Ismaili – kryetar i Trupit Gjykues.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, dha edhe arsyetimin për këtë aktgjykim.

“Në tërësi është vërtetuar se i akuzuari  Dushko Arsiq, ka qenë pjesmarrës  me forcat ushtarake serbe që kanë kryer keqtrajtime dhe vrasje në fshatin Butovc, Komuna e Prishtinës që këtë e kanë vërtetuar dëshmitarët siç janë Artan Krasniqi, Syl Imeri, të cilët edhe këtu në sallën e gjykimit e kanë identifikuar të akuzuarin Dushko Arsiq se ka qenë pjesëmarrës me forca tjera policore  dhe paramilitare serbe”, u shpreh ai.

Sipas tij,  gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk pati ndonjë provë direkt apo indirekte që e shfajësonte të akuzuarin për veprën penale.

Arsiq  ishte dënuar njëjtë edhe më 2 shkurt të  vitit 2024, por Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Dushko Arsiq është i akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe ka maltretuar fizikisht e psiqikisht të dëmtuarin A.K..

Aktakuza e bënte përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën