Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se raporti i testimit për stabilitetin e urës së Ibrit është pozitiv.
Ai ka thënë se raportin preliminar të cilin e kanë pranuar konkludon që ura mbi lumin Ibër është stabile dhe shfrytëzueshme pa asnjë kufizim në ngarkesë.
“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka shkruar Durmishi.
Nis testimi i urës mbi Ibër me kamionë, prezentë forca policore dhe KFOR-i