Zëvendësministrit i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se ekipet e mirëmbajtës së rrugëve janë duke punuar që të hapet sa më shpejtë për qarkullim rruga Prishtinë-Gjilan.
Një pjesë e kësaj rruge në fshatin Kishnicë është bllokuar pas reshjeve të shiut dhe rrëshqitjes së dheut.
Nga pamjet e publikuara nga Tëvë 1, shihet se në këtë pjesë të rrugës ka sasi të ujit dhe baltës, e cila ka vështirësuar qarkullimin.