TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dukagjini e Trepça ’89 fitojnë pikët e plota në shtëpi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dukagjini e Trepça ’89 fitojnë pikët e plota në shtëpi

Dukagjini ka shënuar një fitore të rëndësishme që në hapje të sezonit të dytë në Superligë, derisa në xhiron e 19 ka shënuar fitore me shifra 1:0 ndaj Prishtinës në stadiumin “18 Qershori”, e cila solli mjaft tensione brenda fushës.

Një gol mjaft diskutabil erdhi në minutën e 42-të, gjë që bëri të sjellë edhe tensione brenda fushës. Mërgim Pefqeli ishte ai që ka shënuar autogol në minutën e 42-të. Pefqeli dërgoi topin në rrjetën e tij me një devijim, pas një goditje nga këndi. Por goli ishte shumë i dyshimtë.

Ende pa shkuar topi te Pefqeli, është dukur që arbitri Mentor Ajeti ka dhënë shenjë për faul në zonën e Prishtinës dhe ka bërë me dorë në drejtim të portës së Dukagjinit. Por pas rishikimit të situatës në VAR, Ajeti ka pranuar golin. Kanë pasur protesta të shumta të Prishtinës, ndërsa më pas loja ishte shumë e tensionuar. Protesta ka pasur edhe pas fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte me dominuese nga ekipi bardhekaltër, por pa arritur të dërgonin topin në rrjetë. Me këtë fitore Dukagjini ka shkuar në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë, derisa Prishtina është në pozitën e katër me 27 sosh.

Në ndeshjen tjetër mes Trepçës ’89 dhe Dritës e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, i ka takuar skuadrës së ’89-shit me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Armend Gashi në minutën e 12-të të ndeshjes. Me këtë fitore, Trepça ’89 ngjitet në tabelë në vendin e shtatë dhe tani ka 22 pikë, dy më shumë se Drenica e vendit të tetë, zonës së plejautit.

Drita që pësoi disfatën e parë me trajnerin Arsim Thaqi në nisje të stinorit pranveror, mbetet me 38 pikë, tri më pak se Ballkani lider. Në xhiron e 20-të, Trepça ’89 luan në udhëtim te Llapi, kurse Drita në shtëpi e pret Dukagjinin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Muriqi mbetet në top-pesëshe për  “Këpucën e Artë”

Muriqi mbetet në top-pesëshe për “Këpucën e Artë”

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Vdiq trajneri legjendar rumun, Mircea Lucescu

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Kurti uron Bedri Hamzën, shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kërkesat e PDK-së për presidentin po shihen të pakuptimta nga njohësit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën