TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duka sërish flet për Evropianin me Serbinë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Duka zbulon synimin e Shqipërisë në Evropian

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folur edhe njëherë për Evropianin U21 të vitit 2027, që Shqipëria e organizon bashkë me Serbinë.

Në intervistën e gjatë për sajtin zyrtar të UEFA-s, ka folur për përfitimet që do t’i ketë Shqipëria me organizimin e Evropianit.

Intervista e Dukës për UEFA-n është publikuar të enjten në faqen zyrtare të FSHF-së.

“Fillimi i aplikimit ka qenë individual, por me një lloj pragmatizmi rrugës vendosëm të bashkonim kandidaturat me Federatën e Serbisë për të pasur më shumë shanse që ta fitonim organizimin e këtij turneu. Shqipëria nuk ka organizuar kurrë më parë një turne sporti të një niveli kaq të lartë. Ne do të presim finalet e Kampionatit Evropian U17 në maj këtë vit, që gjithashtu është një kompeticion i rëndësishëm, por pritja e finaleve të Kampionatit Evropian U21 është një nivel shumë më i lartë. Benefitet e Shqipërisë janë të shumta, që nga pjesëmarrja e Kombëtares tonë U-21 për herë të parë në finalet e një Evropiani e për të vijuar me përmirësimet në infrastrukturë që do të sjellë ky turne. Do të ketë përfitime ekonomike veçanërisht në drejtim të turizmit”, ka thënë Duka.

Ai tutje ka theksuar se me Evropiani i përbashkët me Serbinë do të jetë më shumë sesa turne futbolli.

“Në fund, por jo për nga rëndësia, mendoj se mesazhet që ne i japim botës me këtë organizim janë shumë të mëdha. Kampionati Evropian U-21 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Ballkanit dhe do të tregojë se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”, ka theksuar Duka.

Duka mban pozitë të rëndësishme në Konfederatën Evropiane të Futbollit. Është njëri prej nënpresidentëve të UEFA-s. Po ashtu Duka prej dy vitesh drejton edhe Komitetin e Medias në UEFA.

“Është privilegj për mua të jap kontributin tim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe më pas si kryetar i komitetit të medias të UEFA-s”, ka thënë Duka.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në shkurt bëri zyrtar vendimin që Kampionati Evropian i vitit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Reagimet për organizimin e përbashkët të Shqipërisë e Serbisë ishin të shumta. Kanë reaguar njohës të futbollit, grupe tifozësh e tifozë të ndryshëm. Por nuk ka pasur e as që pritet të ketë ndonjë reagim nga Federata e Futbollit e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

​Probleme për Zhegrovën, në pikëpyetje për Juventusin dhe Kosovën

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën