TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duka flet për incidentin në Çeki, pa sqaruar sa duhet rastin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Duka flet për incidentin në Çeki, pa sqaruar sa duhet rastin

Armando Duka ka dhënë përgjigje diplomatike rreth incidentit në Pragë ku tifozët çek poshtëruan flamurin kombëtar dhe vendosën parulla kundër Kosovës.

Në duelin Çeki – Shqipëri, incidenti me flamuj nxiti reagime të mëdha për faktin që nuk u larguan në tërësi deri në fund të ndeshjes dhe mbi të gjitha nuk pati reagim as nga ekipi as nga lojtarët.

Në një intervistë për LOG në Shqipëri. Presidenti i FSHF-së nuk ka sqaruar pse nuk reaguan me kohë.

Mëposhtë po sjellim pjesë nga intervista:

“Shiko ata flamuj nuk kanë lidhje me lojën e futbollit dhe nuk duhet të ishin aty. Nuk duhet të jetë asgjë që cenon dikë tjetër, që cenon, le të themi, një popull tjetër, apo qoftë edhe një individ tjetër. Nga asnjë palë dhe as nga tifozët çekë. Unë nuk mendoj që janë tifozët çekë, por është një grupim ultras, apo disa individë qe e kanë bërë atë gjë. Pastaj nuk merrem me këto komentet idiote, por me fenomenin, i cili nuk duhet të ekzistojë! Dhe loja ka rregulla. Organizimi ka rregulla. Aty ka një delegat ndeshjeje, i cili nuk duhet t’i lejojë dhe t’i heqë. Nëse i ka hequr në minutën e duhur apo jo, nëse ne e kemi njoftuar apo jo, kjo është një çështje e jona e brendshme dhe ne e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

– Kur keni kërkuar ju të hiqen?

– Tani këtu nuk jemi në hetuesi për të dhënë minutën se kur ne e kemi njoftuar delegatin, por po ju them që në mënyrën më të mirë të mundshme, në momentin që ne i kemi parë… Se nuk është kollaj në stadium, është e lehtë ta shohësh nga ekrani dhe është më e vështirë ta shoh ta shohësh nga tribunat…

– Më vjen keq që ju po e perceptoni intervistën tonë si hetuesi.

– Është e lehtë të hedhësh baltë, por është shumë e vështirë të ndërtosh dhe të bësh punë, apo ta bësh kombëtaren shqiptare të jetë dy herë pjesë e Europianit, apo ta bësh në mënyrë të atillë që, në Çeki, të mërzitemi shumë për humbjen! Se vërtetë u mërzitëm shumë pse e humbën ndeshjen në Çeki.

– Do të flasim edhe për aspektin sportiv, por po e riformuloj pyetjen për t’ju hequr merakun të gjithë njerëzve.

– Nëse ti do të degradosh një ndeshje të ekipit kombëtar në Çeki me flamujt, kjo është gabim më i madh që mund të bësh.

– Jam shumë dakord, atëherë më lejo të të bëj vetëm riformulimin e pyetjes.

– Do të me lësh ti mua të flas, se nuk kam ardhur unë të të dëgjoj ty.

– Nuk ke ardhur të më dëgjosh, po pyetjet do të t’i bëj.

– Padyshim që ajo është një ngjarje e shëmtuar, një ngjarje e dënueshme, që nuk ka lidhje me lojën, nuk ka lidhje me ne, që e kemi dënuar në çdo kohë.

– A mund të vonohej fillimi i ndeshjes derisa të hiqeshin këta flamuj, kjo është pyetja?

– Në momentin që ata i kanë parë, kanë tentuar t’i heqin dhe i kanë hequr mesa di unë ata flamuj.

– Ju e bëtë ankesën, se njoftuat që do të bëni ankesë?

– Ne kemi bërë një deklaratë publike pas ndeshjes, ku padyshim i kemi dënuar, dhe normalisht çdo njeri i dënon, fenomene të tilla. Jo vetëm atë me flamujt, por çdo gjë tjetër që ndodh në shkallët e stadiumit padyshim.

– E çfarë vazhdimi ka?

– Kemi bërë një ankim zyrtar në Komisionin e Disiplinës në UEFA, por nuk lumturohemi nga dënimi i Federatës Çeke, lumturohemi nga eliminimi i fenomeneve. Nuk është lumturia jonë se sa dënohet Federata Çeke, që padyshim që do të dënohet, sepse këto janë rregullat e organizimit. Nëpërmjet dënimit dhe gjobave UEFA ka gjetur mënyrën e parandalimit ose të eliminimit, por nuk është qëllim në vetvete, sepse edhe të ardhurat që UEFA vjel nga këto shkelje nuk shkojnë në buxhetin e UEFA-s, por shkojnë për bamirësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Kosova sonte luan ndeshjen më të rëndësishme deri tani

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

LED i madh vendoset në Sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj për ndeshjen Kosovë–Turqi

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

KFOR-i dhe Policia e Kosovës me patrullime të përbashkëta “brenda zonës së tyre të përgjegjësisë”

NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Pas aksidentit tenton të ikë, shoferi përfundon në QKUK nga përplasja me shtyllë betoni

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për dhunim

​27 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

​27 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

​27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

​27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Kosova sonte luan ndeshjen më të rëndësishme deri tani

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën