TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duka e sheh të rëndësishme përballjen me Andorrën

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Duka e sheh të rëndësishme përballjen me Andorrën

ZURICH, SWITZERLAND - DECEMBER 13: The FIFA World Cup 2026: European Qualifier Draw at the Home of FIFA on December 13, 2024 in Zurich, Switzerland. (Photo by Marcio Machado/FIFA)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në një intervistë për në TV Klan.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e vlerësoi përballjen e nesërme si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni, duke theksuar se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tre pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.

Ndeshja ndaj Andorrës? – Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme. Të gjitha vlejnë tre pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit. Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars. Padyshim që kemi edhe një sy nga Anglia. Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tre pikët në këtë stadium.

Kemi zhvilluar disa ndeshje këtu me Andorrën? – Në ndeshjen e parë kemi humbur në stadiumin e vjetër me rezultatin 2-0 për Andorrën, ka qenë ndeshje miqësore. Ndeshjet zyrtare i kemi fituar në Andorrë në 2019 dhe 2021. Por kanë qenë ndeshje të vështira, nuk kanë qenë të lehta. Në Elbasan Arena në nëntor 2019 kemi barazuar kur kemi qenë në disavantazh 1-2. Nuk ishte ndeshje e lehtë. Andorra sot është më mirë se më parë. Ka një ekip që lufton. Anglia i ka shënuar me vështirësi, 0-1 këtu dhe 2-0 në Angli me autogol. Mbetet një ndeshje e vështirë, por jam shumë i bindur që ekipi jonë e di rëndësinë e ndeshjes. Nuk ka asnjë vend për vetëkënaqësi, vetëm për impenjim maksimal dhe për të bërë detyrën.

Edicioni kualifikues, ka diçka për t’u përmirësuar në mentalitet? – Analizë e thellë. Ka shumë gjëra se pse nuk jemi gjithmonë në të njëjtin nivel. Ky është ndryshimi me skuadrat e mëdha me më pak të mëdha, siç jemi ne. Nëse do t’i bënim të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel, atëherë nuk do të ishim më Shqipëria. Nuk do të ishim skuadra që lufton për play-off, por do të ishim Anglia që ka siguruar vendin e parë. Për mua, Letonia nuk është një ekip i dobët. Luan i organizuar dhe na ka vënë shumë në vështirësi edhe në Tiranë. Por rezultati i harron gjërat. Kemi fituar 1-0, kur edhe mund të na kishin barazuar. Megjithatë, jemi në Andorra për të dhënë maksimumin dhe për të vazhduar shpresën për në Botëror. Në radhë të parë djemtë për kënaqësinë e vet që mund t’i japë një kampionat Botëror dhe për të gjithë tifozët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe nëpërmjet televizorit etj. Le të shpresojmë që do të bëjmë detyrën dhe jam i bindur që nuk do të kemi hap fals.

Andorra është mbushur me plot tifozë shqiptarë – Unë mendoj që ne si tifozë, në një lloj mënyre, kemi fituar kulturën sportive dhe e kemi kuptuar që nuk ka më ndeshje të lehta. Mbështetësit e ekipit Kombëtar e dinë që nuk është një ndeshje e lehtë, por e dinë që duhet fituar. Pikërisht për këtë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për ta përkrahur ekipin, për ta mbështetur atë, për ta çuar drejt fitores. Besoj se jemi vendi që e ndjen më shumë ekipin Kombëtar. E ndjen vërtet dhe e mbështet atë në çdo moment.

Faza Play-off e Botërorit, kundërshtarët e mundshëm? – Padyshim, edhe ne kemi menduar për plane, por e kemi përqendruar më shumë vëmendjen për nesër këtu në Andorra. Ta mbyllim historinë dhe të mos mbetet për ta luftuar në Tiranë. Le të mbetet ndeshja në Air Albania kundër Anglisë një ndeshje luksi për ne dhe për Anglinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

UEFA i nis hetimet për rastin e Vinícius Jr, akuza për sjellje diskriminuese

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Torino pa Ismajlin edhe ndaj Genoas

Me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, përfundon procesi gjyqësor

Me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, përfundon procesi gjyqësor

Krasniqi: Veprimet tona dhanë përparësi paqes, historia do të tregojë të vërtetën

Krasniqi: Veprimet tona dhanë përparësi paqes, historia do të tregojë të vërtetën

Krasniqi në Hagë: Qëndroj para jush jo si kriminel, por si njeri i kalitur në luftëra

Krasniqi në Hagë: Qëndroj para jush jo si kriminel, por si njeri i kalitur në luftëra

Selimi: Historia e Kosovës nuk shkruhet në një sallë gjyqi

Selimi: Historia e Kosovës nuk shkruhet në një sallë gjyqi

Krasniqi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Krasniqi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën